Ambasadori amerikan në Beograd pret që dialogu Kosovë-Serbi të jep rezultat para zgjedhjeve në SHBA

Aktuale

Ambasadori amerikan në Beograd pret që dialogu Kosovë-Serbi të jep rezultat para zgjedhjeve në SHBA

Më: 14 janar 2020 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se SHBA-të do vazhdojnë të punojnë në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.

Godfrey ka thënë se presin që procesi i dialogut të ketë përparim para zgjedhjeve në Amerikë.

“Ne presim që përpara zgjedhjeve në SHBA të ketë përparim në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, pasi përparimi është absolutisht i nevojshëm për stabilitetin në rajon. Kjo është arsyeja pse ne do vazhdojë ta mbështesim atë”, ka deklaruar ambasadori amerikan, shkruan ‘Novosti’.

I pyetur nëse mund të shihet rezultati i dialogut në vjeshtën e ardhshme, ai ka thënë se shpreson në një gjë të tillë.

Sa i përket pikëpamjes së Moskës për këtë proces, ambasadori rus, Aleksander Bocan Harshenko ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Prishtinës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun mirëpo pret heqjen e taksës. Përkundër kësaj, ai tha se do të punojnë për të tërhequr njohjet ndaj Kosovës dhe për të mos lejuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat