Tomë Gashi: Ja pse Astrit Dehari u la në dhomë më dy të akuzuar për vrasje?

Aktuale

Tomë Gashi: Ja pse Astrit Dehari u la në dhomë më dy të akuzuar për vrasje?

Nga: A.J Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:11
Astrit Dehari

Vdekja e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit të Prizrenit duket se pas vetës ka lenë pikëpyetje të mëdha sa i përket asaj se çfarë saktësisht ka ndodhur në burg dhe si ndodhi që Astrit Dehari u fut në dhomë në dy tjerë të akuzuar për vrasje.

Sipas të dhënave të fundit në qelinë e burgut, me Astrit Deharin, po qëndronte edhe një i paraburgosur tjetër. Bëhet fjalë për Adonis Gashi, i dënuar si i përfshirë në vrasjen e një polici.

Ai disa muaj pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore ishte lënë i lirë, ndërsa Gjykata e Apelit ia kishte rritur dënimin në 8 vjet. Tani kur Gjykata po kërkon që ai të kthehet në qeli, nuk ka asnjë gjurmë për të njëjtin.

Në lidhjë më këtë avokati dhe përfaqësuesi i familjes Dehari Tomë Gashi ka thenë për “Bota Sot” se Adonis Gashi, i dënuar si i përfshirë në vrasjen e një polici është në ikje dhe se ka fletarrest.

 

“Une vetëm mundem më të njoftu se sipas policisë ai është në ikje dhe se ka fletarrest. Ai ka qenë në dhomë më Astrit Deharin dhe se po ka qenë i akuzuar për vrasje në kohen kur ishte në atë dhomë. Për vrasje ka qenë edhe personi tjetër i akuzuar Naser Makolli dhe nuk dihet si ka vdek edhe ai pas Astritit në Burgun e Lipjanit. Në lidhje më këtë mund të them se është tepër shqetësuese se është lenë Astrit Dehari në dhomë më dy të dyshuar për vrasje” ka thënë Gashi duke shpjeguar se nuk e di pse nuk është lëshuar flet arrest më kohë për Adonis Gashin edhe pas dënimit prej 8 vitesh nga gjykata e Apelit.

Gashi më tutje ka shpjeguar se mos lëshimi i fletarrestim më kohë është vepër penale e keq përdorimit të detyrës zyrtare

“Kjo është vepër penale e keqpërdorimit të pozites zyrtare, të atyre përgjegjësve të gjykatës që e kanë pas obligim ligjor me veprua menjëherë, pasi që në bazë të ligjit/ kodi i procedurës penale/ secili i dënuar më 5 vite e më shume burg menjeherë dërgohet në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat