Reagon ashpër Mefail Bajqinovci: Ja kush po i frikësohet Albin Kurtit

Aktuale

Reagon ashpër Mefail Bajqinovci: Ja kush po i frikësohet Albin Kurtit

Nga: N.Sh. Më: 14 janar 2020 Në ora: 11:13
Mefail Bajqinovci

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas lajmit të Baton Haxhiut, se Albin Kurti është takuar me Hashim Thaçin.

Bajqinovci përmes një postimi në facebook, ka thënë se po mundohen të krijojnë opinionin anti VV.

“Është interesante t'i shohësh në një pamje të përgjithshme, profilet, figurat "personalitetet", partitë politike dhe profilet e zyrtarëve të tyre, të angazhuar, të koordinuar e të bashkrënduar në krijimin e një opinioni publik anti VV”, shkruan deputeti i VV-së, transmeton gazeta “Bota sot”.

Bajqinovci tutje shprehet se, këtë po e bëjnë ata njerëz që janë gjendur në anën e gabuar të historisë së përpjekeve të popullit tonë për liri, njerëz të gjendur në tavolinat ku koordinoheshin projektetet e pushtimit serb në Kosovë, avokatë publik të kastave e grupeve të korrupsionit, profiterët e pushtetit etj.

Ai shton se ata janë të frikësuar nga Albini.

“Janë të friksuar nga Vetëvendosja. Nga Albini. E dinë që LVV Albini nuk janë hakmarrës por gjithashtu e dinë se Albini i do njerëzit e guximshëm, ditur, atëdhetarët e vërtetë dhe idealistët”, shkruan Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Kush po mundohet të krijojë opinion anti VV?

Është interesante t'i shohësh në një pamje të përgjithshme, profilet, figurat "personalitetet", partitë politike dhe profilet e zyrtarëve të tyre, të angazhuar, të koordinuar e të bashkrënduar në krijimin e një opinioni publik anti VV.

Nëse do t'i kategorizonim këta talentë, fare lehtë është t'u gjesh kryegjënë që ata i shquan:

1. Njerëz të gjendur në anën e gabuar të historisë së përpjekjeve të popullit tonë për liri;

2. Njerëz të gjendur në tavolinat ku koordinoheshin projekte e politika stabilizuese e mirëmbajtëse të pushtimit serb në Kosovë;

3. Avokatë publik të kastave e grupeve të korrupsionit - shpërndarës të zellshëm të lajmeve "heroike" për hajdutët e këtij vendi e në anën tjetër, shpërndarës edhe më të zellshëm të lajmeve komprimituese për njerëz atdhetarë, idealistë e të ditur;

4. Profiterë të pamerituar të pushtetit, të cilëve u servoheshin trosha të korrupsionit;

5. Të padijshëm e të përdorshëm nga pushtete të korruptuara në pasluftën e Kosovës;

6. Zyrtarë partish politike, pa dallim, që shquhen për zhvillim e mirëmbajtje të korrupsionit dhe që paranë publike e kanë përdorur për të blerë mbështetjen politike për ata.

Janë të friksuar nga Vetëvendosja. Nga Albini. E dinë që LVV Albini nuk janë hakmarrës por gjithashtu e dinë se Albini i do njerëzit e guximshëm, ditur, atëdhetarët e vërtetë dhe idealistët. Albini është aleati i shoqërisë progresive të moralshme, punëtore e të ndershme. E dinë që shoqëria progresive dhe atëdhedashëse do të rigjej hapsirat e humbura për të punuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës me zhvillim ekonomik e social. Sistemi i vlerave perëndimore i instaluar në shtet e në politikbërje mund të mos jetë aleati i të frikësuarve që po kokorisin ditë e natë kundër votës së shpresës më 6 tetor. Qetësohuni, kjo është rrjedhë e natyrshme e gjërave sepse ky është mision i pa ndalshëm thellësisht kombëtar, emancipues e progresiv i Albinit. Është agu i një kohe tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat