Lidhjet e Serbisë me Iranin, Zyberaj: U mundësua shitja e armëve tek militantët irakianë

Aktuale

Lidhjet e Serbisë me Iranin, Zyberaj: U mundësua shitja e armëve tek militantët irakianë

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:03
Ivica Daçiq

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka folur përsëri për lidhjet e gjeneralit të vrarë iranian, Qaseem Soleimani me Serbinë dhe kryediplomatin e saj, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar raportimit të mediave serbe, Zyberaj ka thënë se Soleimani udhëtoi vitin e kaluar në Beograd për të finalizuar marrëveshjen për shitjen e armëve tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban.

Sipas tij, Daçiq u takua me Soleimanin e më pas udhëtoi në Irak për të mundësuar rrugët që janë përdorur në Irak përmes elemetëve pro-iranian në qeverinë Iirakiane.

Postimi i plotë i Zyberajt:

“Blerja e letrave” dhe shitja e armëve nga Ivica Dacic

Soleimani vizitoi Beogradin vitin e kaluar në gusht për të finalizuar marrëveshjet për shitjen e armëve tek militantët shiitë në Irak dhe Hezbollahu në Liban.
Daçiç i cili u takua me Soleimanin udhëtoi për në Irak për të mundësuar rrugët që janë përdorur në Irak përmes elementëve pro-iranian në qeverinë Irakiane.
Soleimani ka siguruar që Daçiç të fitojë lidhje të forta tek elementet pro-shiitë në Irak, Liban dhe natyrisht në Siri dhe Iran vetë. Irani dhe Soleimani u kanë shërbyer interesave serbe në Lindjen e Mesme dhe Serbia në kthim të interesave iraniane në Ballkan. Këtë po e vërtetojnë edhe mediat serbe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat