Miftaraj: Ndoshta VV dhe LDK qeverinë do ta formojnë me 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve

Aktuale

Miftaraj: Ndoshta VV dhe LDK qeverinë do ta formojnë me 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve

Nga: G.B Më: 14 janar 2020 Në ora: 15:05
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka publikuar postimin që e kishte bërë me 2 dhjetor, se VV dhe LDK duhet të rishikojnë numrin e ministrisë, që e kishin vendosur 12, duke thënë se kjo këshillë vlen ende, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ndoshta VV dhe LDK kanë vendosur që qeverinë ta formojnë me 14 shkurt, për ditën e të dashuruarve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Keshilla e 2 dhjetor 2019 lidhur me numrin e Ministrive, vazhdon te vlej edhe me 14 janar 2020! 

Apo ndoshta VV dhe LDK kane vendos qe qeverine ta formojne me 14 shkurt 2020, per Saint Valentine, diten e te dashuruarve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat