Mos arritja e koalicionit LVV-LDK, Daka tregon nëse kanë buxhet dhe a janë të gatshëm për zgjedhje të reja

Aktuale

Mos arritja e koalicionit LVV-LDK, Daka tregon nëse kanë buxhet dhe a janë të gatshëm për zgjedhje të reja

Më: 14 janar 2020 Në ora: 17:22
Valdete Daka

Kanë kaluar më shumë së tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, e mundësinë e shkuarjes së vendit sërish në zgjedhje nuk e kanë përjashtuar njohësit e çështjeve politike, por as Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Përkundër takimeve të shumta dhe ofertave që i kanë bërë njëra-tjetrës, LVV dhe LDK nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë, zyrtarët e LVV-së, kanë thënë se nëse nuk arrihet koalicioni LVV-LDK, vendi do të shkojë  në zgjedhje të reja.

Por sa janë të gatshëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të organizojnë edhe një palë zgjedhje parlamentare?

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se në qoftë se presidenti i shpall zgjedhjet, KQZ është e obliguar t’i organizojë ato.

“Jemi në pritje të formimit të Qeverisë së re, mirëpo nëse presidenti i shpallë zgjedhjet ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se t’i organizojmë ato”, ka thënë ajo.

Kurse sa i përket mjeteve financiare, Daka ka thënë se ato duhet të sigurohen.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 6 tetor i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës 6 milionë euro. Fituese e zgjedhjeve parlamentare është shpallur Lëvizja Vetëvendosje, e pasura nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse në vendin e tretë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat