Ambasadorët e Quintit: Familjet e viktimave të Reçakut të kenë qasje të plotë në drejtësi

Aktuale

Ambasadorët e Quintit: Familjet e viktimave të Reçakut të kenë qasje të plotë në drejtësi

Nga: G.B Më: 14 janar 2020 Në ora: 18:23
Reçak

Ambasadorët e Quintit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët me rastin e 21-vjetorit të njërës prej masakrave më të tmerrshme të kryera nga ish-regjimi millosheviqian në Kosovë, ajo e Reçakut.

Përmes kësaj deklarate, ambasadorët kanë thënë se nderojnë kujtimin për ata që humbën jetën në Reçak, përcjell Bota sot.

Në këtë përvjetor, ata kanë thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre të kenë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre.

Deklaratë e Ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara:

Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofë humanitare.

Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm.

Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre. qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend "i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tonë.” Qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat