Ish-këshilltar i kryetari i Mustafës ironizon me VV-në, tregon pse janë “nafakli”

Aktuale

Ish-këshilltar i kryetari i Mustafës ironizon me VV-në, tregon pse janë “nafakli”

Nga: A.M. Më: 14 janar 2020 Në ora: 19:40
Isa Mustafa, Besnik Berisha

Besnik Berisha, ish-këshilltar i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se edhe pse ende nuk ka qeveri po shtohen ministritë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “imagjinoni se çka mund të na shtohet e të na mungohet ( përtej premtimeve) kur ta kemi qeverinë”.

Postimi i plotë:

Boll nafakli jemi ?.. Po na shtohen ministrite akoma pa e pase qeverine.

Imagjinoni se cka mund te na shtohet e te na mungohet ( pertej premtimeve) kur ta kemi qeverine.

Pas cdo dimri, vjen pranvera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat