Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekaj tregon skenarin e frikshëm të Albin Kurtit ndaj LDK-së, jep një parashikim interesant

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekaj tregon skenarin e frikshëm të Albin Kurtit ndaj LDK-së, jep një parashikim interesant

Nga: N.H Më: 14 janar 2020 Në ora: 19:54
Albin Kurti

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka thënë se pas gjithë atyre bisedimeve dhe shkëmbimit të ofertave, situata mes VV-së dhe LDK-së ka arritur në një pikë ku i ka humbur kuptimi vazhdimit të mëtutjeshëm të bisedimeve.

Ai është i mendimit se qëllimi kryesorë i Albin Kurtit ka qenë dhe mbetet komprementimi maksimal i LDK-së, duke e paraqitur atë si penguese të procesit.

Në fund, ai thekson se VV-ja duhet të formoj qeverinë me vëllezërit e tyre ideologjik që kanë lindur nga e njëjta nënë, e quajtur LPK.

Ja shkrimi i tij:

Image
Saim Tahiraj

Pas gjithë atyre bisedimeve dhe shkëmbimit të këtyre ofretave,situata ka arritur në një pikë ku i ka humbur kuptimi vazhdimit të mëtutjeshëm të bisedimeve.VV-ja me këto sjellje ka dëshmue bindshëm se nukë është e interesuar fare për arritjen e një marveshje për bashkqeverisje me LDK-në.

Qëllimi kryesorë i VV-ës ka qenë dhe mbetet komprementimi maksimal i LDK-së,duke e paraqitur ate si penguese te proqesit.Ky qëllim i VV-ës tani më po shifet nga aeroplani.Pas gjithë kësaj loje neveritse të VV-ës,mendoj që LDK duhet ti ndërpres përfundimisht bisedimet me VV-ën dhe të tërhiqet në opozitë.

VV-ja duhet të formoj qeverin me vëllezërit e tyre ideologjik që kanë lindur nga e njejta nënë e quajtur LPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat