Murati: Situata VV-LDK qesharake, ose bashke-qeverisje, ose alternativa tjera

Aktuale

Murati: Situata VV-LDK qesharake, ose bashke-qeverisje, ose alternativa tjera

Nga: G.B Më: 14 janar 2020 Në ora: 20:17
Artan Murati

Artan Murati nga shoqëria civile ka thënë se situata në mes të VV-së dhe LDK-së ka filluar të marrë tone qesharake, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është momenti i duhur për t’i dhënë udhë kësaj pune: ose bashke-qeverisje, ose alternativa tjera.

Murati ka thënë se nëse nuk funksionoi plani A, ka plane tjera B, C e të tjera.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Situata mes VV e LDK ka filluar te marre tone qesharake. Pra, eshte momenti i duhur per t'i dhene udhe kesaj pune: ose bashke-qeverisje, ose alternativa tjera.

Veprimi i VV-se me 26 dhjetor me propozimin e Kryeparlamentarit, dhe votimi i LDK-se per ate propozim, ndonese shume pozitiv pasiqe i hapi rruge konstituimit te Kuvendit, ne aspektin politik ka qene hap i gabuar i VV-se. Kjo ka ndikuar ne rritjen e apetiteve te LDK-se, qe edhe ashtu ishin goxha te larta. Megjithate, cka ka ndodhur nuk mund te cbehet. LDK e ka rastin te deshmoj qe njemend e do ndryshimin, e jo egon politike. E VV, sa me shume qe do te kaloj kohe ne pushtet, aq me shume do te transformohet e piqet politikisht.

Ne cfaredo rrethane, konsideroj qe ideja per zgjedhje te reja eshte jorelevante dhe krejtesisht e panevojshme. Zgjedhjet ishin te mira. Rezultati i qarte. Aleancat politike ne Kosove nuk mund te behen me subjekte nga planete tjera. Ka plane B, C e te tjera, nese A-ja nuk funksionon assesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat