Rrëfimi i hoxhës që varrosi 45 viktimat e masakrës së Reçakut - Bota Sot
Rrëfimi i hoxhës që varrosi 45 viktimat e masakrës së Reçakut

Aktuale

Rrëfimi i hoxhës që varrosi 45 viktimat e masakrës së Reçakut

Më: 14 janar 2020 Në ora: 21:15
Imami Isa Tërshani

Imami Isa Tërshani nga Shtimja tregon përjetimet për varrimin e 45 civilëve që u masakruan nga forcat serbe në Reçak.

Këtu prehen trupat e 45 civilëve, që pamëshirshëm u masakruan nga ushtria serbe më 15 janar 1999.

Para se të pushkatoheshin, këta banorë të fshatit Reçak të Shtimes u masakruan e u torturuan.

Jo vetëm vdekja e tyre ishte e rëndë.

Edhe pas vdekjes, të gjallët e Reçakut pos dhimbjes u përballën me një sfidë tjetër.

Pati shumë presione nga regjimi serb edhe për ceremoninë e varrimit të të vrarëve.

Më shumë se dy dekada më pas, hoxhë Isa Tërshani nga Shtimja tregon përjetimet e 15 janarit dhe të ditëve në vijim.

Policët serbë, sipas Tërshanit kërkonin që 45 të vrarët të varrosen në tre lokacione të ndryshme.

Përfundimisht, pas afër një muaji nisi edhe hapja e varreve për të rënët.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime, hoxhë Isa Tërshani përshkruan zhvillimin e gjithë ceremonisë mortore.

Maskra e Reçakut mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të gjenocidit që shteti serb kreu në Kosovës gjatë luftës së fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat