Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt zbulon qëllimin e VV-së: LDK-ja në opozitë, VV-ja të krijojë Qeverinë me...

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt zbulon qëllimin e VV-së: LDK-ja në opozitë, VV-ja të krijojë Qeverinë me...

Nga: N.Sh. Më: 15 janar 2020 Në ora: 08:37
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, përmes një postimi në Facebook, thotë se ka humbur kuptimi i vazhdimit të dialogut ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, Vetëvendosje ka dëshmua se nuk është e interesuar për arritjen e një marrëveshje me LDK-në.

Tahiraj thotë se qëllimi kryesor i VV-së është komprementimi i LDK-së, qëllim ky që sipas tij po shihet nga aeroplani.

Madje Tahiraj potencon se, pas gjithë kësaj, LDK-ja duhet të ndërpres përfundimisht bisedimet me VV-në dhe të kalon në opozitë.

Tahiraj thekson se, VV-ja duhet të formoj Qeverinë me vëllezërit e tyre ideologjik që kanë lindur nga e njëjta nënë e quajtur LPK.

Postimi i plotë:

Pas gjithë atyre bisedimeve dhe shkëmbimit të këtyre ofretave, situata ka arritur në një pikë ku i ka humbur kuptimi vazhdimit të mëtutjeshëm të bisedimeve.

VV-ja me këto sjellje ka dëshmue bindshëm se nukë është e interesuar fare për arritjen e një marveshje për bashkqeverisje me LDK-në.

Qëllimi kryesorë i VV-ës ka qenë dhe mbetet komprementimi maksimal i LDK-së, duke e paraqitur ate si penguese te proqesit. Ky qëllim i VV-ës tani më po shifet nga aeroplani.

Pas gjithë kësaj loje neveritse të VV-ës, mendoj që LDK duhet ti ndërpres përfundimisht bisedimet me VV-ën dhe të tërhiqet në opozitë.

VV-ja duhet të formoj qeverin me vëllezërit e tyre ideologjik që kanë lindur nga e njejta nënë e quajtur LPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat