Artan Murati: Në emër të LDK-së të flas vetëm Vjosa, ja çka duhet të bëjë Agim Veliu

Aktuale

Artan Murati: Në emër të LDK-së të flas vetëm Vjosa, ja çka duhet të bëjë Agim Veliu

Nga: A.Zh Më: 15 janar 2020 Në ora: 08:41
Agim Veliu, Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Artan Murati nga shoqëria civile, ka thënë se në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet të flas vetëm Vjosa Osmani.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se të tjerët në këtë parti, nuk do të duhej të ishin as “referë anësorë” në këtë cikël, përcjell Bota sot.

Murati ka ironizuar duke thënë se LDK-ja nëse e kandidon Agim Veliun për kryeministër, do të marr vetëm 15 përqind të votave.

“Kandidojeni Agim Veliun për kryeministër, në zgjedhjet e radhës. Një 15% solid e nxjerrë si rezultat. Në emër të LDK-së duhet të flas vetëm Vjosa Osmani. Të tjerët as referë anësor nuk do duhej të ishin, në këtë cikël”, ka shkruar Murati në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat