Vela: Ky është qëndrimi i Vjosa Osmanit në raport me Vetëvendosjen - Bota Sot
Vela: Ky është qëndrimi i Vjosa Osmanit në raport me Vetëvendosjen

Aktuale

Vela: Ky është qëndrimi i Vjosa Osmanit në raport me Vetëvendosjen

Nga: A.J Më: 15 janar 2020 Në ora: 08:55
Vjosa Osmani

Deklaratat e mbrëmshme të LDK-së konkretisht Agim Veliut në lidhje më marrëveshjen më Vetëvendosjen janë përcjell më reagime të ndryshme.

Analisti Blerim Vela në një postim të tij në facebokk ka thënë se Arsyeja qe po përdorin grupi i Veliu & Co. per ta bllokuar marrëveshjen është rreziku nga pushteti absolut i LVV. Ky qëndrim parasegjithash është nënçmues ndaj vet LDK-së pasi paragjykon që ajo nuk do të ketë asnjë ndikim në qeverisje përkunder peshës se saj politike në Kuvend dhe koalicionin e ardhshëm me LVV.

Ai thotë se Agim Veliu nuk është duke shprehur qëndrim personal por është bërë zëdhënës i figurave dhe deputetëve që po kundërshtojnë koalicionin me LV-në.

Në anën tjetër, ai thotë se është Vjosa Osmani që po del haptas pro koalicionit me partinë  e Albin Kurtit.

Analisti Vela thotë se Veliu dhe të tjerët janë duke bllokuar marrëveshjen sepse po frikësohen nga pushteti absolut i Lëvizjes Vetëvendosje

 

Postimi i plotë:

Pushteti “absolut” dhe oferta qe then parimet

Deklarimet kunderthenese mes dy nenkryetareve te LDK-se rreth bashkeqeverisjes me LVV eshte indikacion se si ka shkuar takimi me Ambasadorin Kosnett dhe cilat ishin porosite e tij. Se kendejmi, Agim Veliu nuk eshte duke shprehur vetem qendrim individual, por ai eshte bere zedhenes i gjithe atyre figurave dhe deputeteve te LDK qe me cdo kusht refuzojne te arrijne marreveshje per bashkeqeverisje me LVV. Ne anen tjeter, zeri i shpreses per te ardhmen ne LDK, Vjosa Osmani po del haptas ne mbrojtje te parimeve dhe qendrime qe ka mbajtur para zgjedhjeve - koalicion vetem me LVV.

 

Arsyeja qe po perdorin grupi i Veliu & Co. per ta bllokuar marreveshjen eshte rreziku nga pushteti absolut i LVV. Ky qendrim parasegjithash eshte nencmues ndaj vet LDK pasi paragjykon qe ajo nuk do te kete asnje ndikim ne qeverisje perkunder peshes se saj politike ne Kuvend dhe koalicionin e ardhshem me LVV. Per secilin qe e kupton se si merren vendimet ne Kuvend, perderisa partia fituese, LVV, ka vetem 29 deputete, secili miratim i ligjeve dhe qendrimeve qeveritare do te varet nga mbeshtetja e 28 deputeteve te LDK. Pra, LDK e ka mekanizmin e kontrollit te “siguresave” ndaj tentimit te mundshem te LVV per te instaluar pushtet absolut. Vetoja e LDK ne cdo moment e bllokon secilen nisme te LVV.

 

Ne anen tjeter, qendrimi i Vjosa Osmanit eshte inkurajues per arritjen e marreveshjes me LVV. Veprimi i saj per te mbrojtur vullnetin e votuesve te saj per ndryshim eshte padyshim shprehje e guximit dhe lidershipit politik qe nuk e sheh tek partite tjera politike. Vjosa Osmani ka vendosur te zgjedh nga menyja dhe jo te jete ne te. Hezitimi i politikaneve tjere te “brezit te ri” ne LDK per tu deklaruar qartaz dhe ne mbeshtetje te Vjosa Osmanit eshte edhe nje tregues i oportunizmit te tyre politik. Ata duket se e shohin politiken si mundesi per arritjen vetem te qellimeve personale ne karrieren e tyre politike dhe jo si sherbim ndaj idealeve dhe vullnetit te votuesve.

Oferta e fundit e LVV per rritjen e numrit te ministrive eshte shkelje me dy kembe te njerit prej premtimeve te tyre baze te bera para dhe gjate kampanjes zgjedhore. Sic duket pushteti po e “then” kurrizin e idealeve dhe parimesise ne LVV. Ky “normalizim” politik i LVV pa dyshim se do te shihet si pershtatje dhe njehesim i saj me praktikat e deritanishme paszgjedhore ne vend kur partite me teper merreshin me pazare ne kurriz re institucioneve se sa mbrojtjen e tyre nga zhvleftesimi dhe tuxharlleku politik. Por, LVV para “normalizimit” te tille politik (leshimit pe per MPB, Presidentin dhe rritjen e qeverise) ka nevoje per “maturim” politik qe bazohen ne gjykim, guxim dhe veprim pertej interesave te ngushta politike.

Zgjidhja me e pranueshme do te ishte sikur LDK te udhehiqte me 6 ministri dhe te propozonte kandidatin e pranueshem per President te vendit, ndersa LVV te udhehiqte me Kuvendin, Qeverine dhe 4 ministri. LVV dhe LDK duhet ti permbahen premtimit te perbashket per qeveri me 12 ministri. Mosbesimi i ndersjelle nuk ishte dhe nuk eshte i lidhur me madhesine e qeverise, por me ndarjen e pergjegjesive dhe udheheqjen e institucioneve kyce. Oferta per bashkeqeverisje duhet te adresoj vetem kete ceshtje dhe te tregoj se a jane LVV dhe LDK te gatshme te sakrifikojne pak nga interesi i tyre politik per te miren e pergjithshme. Ky eshte kompromisi qe i duhet Kosoves dhe qe parandalon tendencat per pushtet absolut nga secila parti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat