Del një video e Ikballe Hudutit duke gjuajtur me armë

Aktuale

Del një video e Ikballe Hudutit duke gjuajtur me armë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:14
Ikballe Huduti

Është publikuar një video e përfaqësues shiite në Kosovë, tashmë të arrestuar, Ikballe Hudutit.

Në këto pamje shfaqet hoxhanesha Ikballe Huduti, ajo e kishte publikuar këtë video e pari shoqëruar me muzikë nga seriali i famshëm edhe në Kosovë, “Sulltani i Madhërishëm” dhe e pati shoqëruar me thënien: “Prindërit janë të obliguar ndaj fëmijëve që t’ua mësojnë, pos tjerash edhe, përdorimin e armës”.

 Ajo tutje kishte bërë thirrje edhe për hakmarrje pas vrasjes së liderit të forcave “Kuds”, Qasimm Soleimani. “Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtëpisë i ke mbyt tere anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, kishte deklaruar ajo.

E megjithatë, ky nuk është as fillimi as fundi i aktiviteteve të Ikballe Hudutit. Ajo, bashkë edhe me persona të akuzuar për financim terrorizmi, ka drejtuar një rrjett të madh Organizatash Jo-Qeveritare të fokusuara në shpërndarjen e ideologjisë shiite për afro dy dekada pas luftës në Kosovë.

Huduti është arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës, pasi kërkoi hakmarrje ndaj Amerikës për shkak të vrasjes së Kasëm Sylejmanit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat