Ibrahimi jep zgjedhjen për VV-LDK për të formuar qeverinë

Aktuale

Ibrahimi jep zgjedhjen për VV-LDK për të formuar qeverinë

Nga: G.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:25
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kryeministrin duhet ta ketë VV,
Kryeparlamentarin LDK, ndarja e ministrive nga 5 dhe premtim për përkrahje të kandidatit për president që do të propozohej nga LDK, i/e cila do të përmbushte kriteret e parapara me kushtetutë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

LVV e ka marr mandatin nga qytetari për ta qeverisur vendin. Kjo është qartë dhe nuk vihet në dyshim nga askush. Albin Kurti në një garë të barabartë për tu bërë kryeministër fitoi dhe ai duhet të jetë kryeministri i ardhshëm.

LVV ka zgjedhur që partner në qeverisje ta ketë LDK. Këtë e ka thënë vazhdimisht.

Nëse LVV do të qeverisë, duhet ta gjej mënyrën për ta ndërtuar partneritetin e nevojshëm me LDK. Në këtë rrugëtim duhet bërë kompromise. Privilegji për të udhëhequr me qeverinë, do të duhej të ishte nxitës i mjaftueshëm për LVV për të bërë kompromiset e nevojshme.

Alternativa është që LVV të heq dorë nga kjo mundësi e kjo nuk i shkon në favor sepse do të denohet nga ata që e kanë votuar dhe ja kanë mundësuar fitoren, e që jo domosdoshmërisht janë përkrahës të parezervë të LVV.

LDK-nga ana tjetër nuk është partia fituese dhe nuk e ka mandatin për themelimin e institucioneve derisa LVV nuk heq dorë nga kjo e drejtë.
Si parti e dytë, por në një pozitë shumë të mirë negociuese, po e bën atë që do ta bënte çdokush që është në këtë pozitë negociuese- maksimalizimin e pjesës së vet.

Zgjidhjen po e shoh në këtë ndarje:

Kryeministri VV
Kryeparlamentar LDK

Ndarje nga 5 ministri.

Premtim për përkrahje të kandidatit për president që do të propozohej nga LDK, i/e cila do të përmbushte kriteret e parapara me kushtetutë.

Kaq e thjeshtë do të ishte nëse do të kishte vullent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat