Haradinaj: Në Reçak janë vendosur themelet e lirisë

Aktuale

Haradinaj: Në Reçak janë vendosur themelet e lirisë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:41
Daut Haradinaj

Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka deklaruar se në këtë fshat janë vendosur themelet e lirisë dhe se Kosova nuk duhet të harrojë të kaluarën e saj historike.

Në mesin e shumë personave që kishin ardhur për të bërë homazhe në këtë përvjetor, Haradinaj i bëri thirrje liderëve serbë që po e mohojnë këtë masakër, që t’i marrin pamjet në Reçak për të parë se çfarë terrori kanë bërë 21 vite më parë.

Haradinaj: Kosova nuk e harron të kaluarën e saj të përgjakshme

“Sot jemi mbledhur për të nderuar masakrën e Reçakut, njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë nga Serbia. Kjo tash vetëm e ka marrë epitetit botëror si kthesën e madhe historike. Bota perëndimore u vu në përkrahje të popullit të Kosovës. Sot siç e shihni edhe vet vazhdon një debat mes Republikës së Kosovës, perëndimit dhe mbetjeve të Millosheviqit, udhëheqësve të Serbisë. Nëse ata dëshirojnë të dinë çka ka heqë Kosova le t’i marrin këto pamje këtu edhe kanë dijeni çka kanë bërë këtu. Nuk do t’i harrojë populli i Kosovës, sidomos të kaluarën e vet të përgjakshme. Këtu janë themelet e lirisë, Kosova nuk ka kthim mbrapa si shtet dhe orientimin properëndimor”, tha ai.

Çdo 15 janar në fshatin Reçak të Kosovës përkujtohen 45 shqiptarë të cilët u masakruan barbarisht nga forcat paramilitare serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat