Limaj:Kryerësit e Masakrës së Reçakut, drejtojnë shtetin serb

Aktuale

Limaj:Kryerësit e Masakrës së Reçakut, drejtojnë shtetin serb

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:01
Pamje nga homazhet

Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Recak me rastin e 21-vjetorit të kësaj masakre.

Kreu i Nismës ka thënë se kjo masakër është në themelet e lirisë së Kosovës, duke shprehur konsideratën dhe përkuljen për të gjithë martirët dhe deëshmorët jo vetëm të kësaj masakre, por edhe të kombit.

 Po ashtu, Limaj ka shprehur indinjatën e tij, me mohimin e krimeve të cilat shteti serb po i bën.

“Kemi qenë zëra paktë që tash e 15 vjet kemi ngritur zerin duke kërkuar që të jemi të kujdesshëm më të kaluarën tonë historike që ka sjellë këtë liri. Fatkeqësisht injorimi ka sjellë deri at që plotësisht të mohohen krimet e gjenocidi në vendin tonë. Duhet shohim pse qindra masakra ende nuk janë të hetuara për me tepër kryesit e tyre kanë marrë guximin për t;i mohuar. Është koha e fundit kur duhet fillohet të kthejmë kokën dhe për ngjarje të tilla të mos kujtojmë e të kujdesemi vetem njëherë në vit”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova për 20 vjet reagon dhe jeton me ngjarje ditore nga dita në ditë.

Ai ka thënë se sot në strukturat e shtetit serb janë ulur kembëkryq të gjithë ata që kanë kryer Masakrën e Reçakut duke filluar nga kryetari i shtetit e ministri i Jashtëm dhe të tjerët thotë ai heshtin ndaj asaj që kanë bërë ata njerëz para 20 vjetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat