Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut thotë se kjo masakër e tmerroi botën dhe e pa fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit serbë.
Zyberaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se, urdhërdhënësit e kësaj masakre udhëheqin shtetin në Serbi, kurse ekzekutorët me në krye komandantin Goran Radosavljevic – urin, strehohen nën mburojnë e presidentit serb Vuçiq.
“Komandanti i Reçakut, Radosavljevic është anëtar i bordit udhëheqës në partinë e Vucicit”, shkruan Zyberaj, transmeton gazeta “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Ne sot kujtojm masakrën e Reçakut, brutaliteti i së cilës, tmerroi botën në atë mëngjes të ftohtë janari të vitit 1999. Bota pa fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit Serb, ndërsa populli shqiptar vazhdimësinë e brutalitetit dhe politikës shfarosëse.
Urdhërdhënësit e kësaj masakre sot udhëheqin shtetin në Serbi, ndërsa ekzekutorët me në krye komandantin Goran Radosavljevic-Guri, strehohen nën mburojën direkte të Presidentit Aleksandër Vucic.
Komandanti i Reçakut, Radosavljevic është anëtar i bordit udhëheqës në partinë e Vucicit.
Pra nuk është rastësi që këtë masakër nga e cila u tmerrua bota e civilizuar, ta mohojnë udhëheqësit e shtetit serb.
Kjo është Serbia kriminale.
Gjenocidin ndaj nesh nuk do ta harrojmë asnjëherë.