LDK i kthen përgjigjen e vjetër Vetëvendosjes: Kërkon kthimin e kryeparlamentarit

Aktuale

LDK i kthen përgjigjen e vjetër Vetëvendosjes: Kërkon kthimin e kryeparlamentarit

Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:22
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e tyre Vetëvendosjes pas kërkesës së kryetarit Albin Kurtit që t’i kthejë përgjigjën për ofertë që Vetëvendosje dje i dërgoi.

Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, LDK i ka dërguar propozimin e vjetër të 8 janarit që e kanë shpalosur edhe verbalisht në takim.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”.

Propozimi i 8 janarit i LDK-së ishte ndarja e ministrive 5 me 5, kryekuvendari dhe presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat