Osmani tregon kush vendos për koalicionin me VV-në, kjo është kërkesa e saj ndaj LDK-së

Aktuale

Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:33
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, deklaroi se do të jenë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë të cilët do të vendosin në lidhje me koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo tha se është në vullnetin dhe ndërgjegjen e gjithsecilit prej anëtarëve që të vendosin në lidhje me këtë çështje.

Osmani: Për koalicion vendos Këshilli i Përgjithshëm

“Kjo është çështje për të cilin do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe pastaj përfundimisht deputetët ata që e kanë legjitimitetin qytetar për të vendosur për tema të tilla. Pra është në vullnetin dhe ndërgjegjen e secilit anëtar të Këshillit të Përgjithshëm. Besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë të cilat e kanë detyrën sipas statutit që të vendosin tema të tilla”, tha ajo.

Osmani theksoi se sot nuk është paraparë ndonjë mbledhje e kryesisë ose këshillit porse sot do të vendoset se kur do të ftohen këto mekanizma të LDK-së për marrë një vendim.

Nënkryetarja e LDK tha se në Këshill të Përgjithshëm do të diskutohet edhe në lidhje me rimandatimin e ekipit për të vazhduar negociatat me VV-në. Ajo tha se nuk dëshiron të paragjykojë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm.

Osmani: Anëtarët e Këshillit kanë përgjegjësi para qytetarëve

“Unë kam deklaruar dje dhe e përsëris edhe sot që propozimet e tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, natyrisht që në Këshill të Përgjithshëm do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat dhe përparimet brenda të cilave do të vazhdojnë ato negociata dhe natyrisht anëtarët e Këshillit do të diskutojnë dhe do ta shprehin vullnetin e tyre në lidhje me këtë temë, mirëpo nuk është e drejtë që unë të paragjykoj se çfarë do të mendojnë ata sepse secili prej tyre ka mandat por edhe ka përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës që ta japë vlerësimin në interes të vendit”, vijoi Osmani.

E pyetur nëse është optimiste për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje pas zhvillimeve të fundit, ajo tha se “jam shumë optimiste si person prandaj nuk lejoj asgjë të ma humbasë atë optimizëm”.

Së fundmi, nënkryetari tjetër i LDK-së, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani shprehën qëndrime të kundërta në rrjete sociale në lidhje me një koalicion të mundshëm.

Mirëpo, Osmani, ka thënë se atmosfera në LDK është shumë e mirë dhe se gëzojnë përkrahje nga anëtarësia.

Osmani: Atmosfera e anëtarësisë është shumë e mirë

“Sapo u ktheva nga Reçaku ku ishim bashkë një ekip i LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e saj masakre dhe natyrisht që u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarësisë sonë dhe mund t’ju them që atmosfera në LDK është atmosfera e anëtarësisë së LDK-së dhe ajo është shumë e mirë dhe ka përkrahje të fuqishme dhe më shumë se kurrë më parë që vullnetin qytetar ta çojmë deri në fund”, deklaroi Osmani.

***

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, deklaroi se do të jenë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë të cilët do të vendosin në lidhje me koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo tha se është në vullnetin dhe ndërgjegjen e gjithsecilit prej anëtarëve që të vendosin në lidhje me këtë çështje.

“Kjo është çështje për të cilin do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe pastaj përfundimisht deputetët ata që e kanë legjitimitetin qytetar për të vendosur për tema të tilla. Pra është në vullnetin dhe ndërgjegjen e secilit anëtar të Këshillit të Përgjithshëm. Besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë të cilat e kanë detyrën sipas statutit që të vendosin tema të tilla”, tha ajo.

Osmani theksoi se sot nuk është paraparë ndonjë mbledhje e kryesisë ose këshillit porse sot do të vendoset se kur do të ftohen këto mekanizma të LDK-së për marrë një vendim.

Nënkryetarja e LDK tha se në Këshill të Përgjithshëm do të diskutohet edhe në lidhje me rimandatimin e ekipit për të vazhduar negociatat me VV-në. Ajo tha se nuk dëshiron të paragjykojë vendimin e Këshillit të Përgjithshëm.

“Unë kam deklaruar dje dhe e përsëris edhe sot që propozimet e tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, natyrisht që në Këshill të Përgjithshëm do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat dhe përparimet brenda të cilave do të vazhdojnë ato negociata dhe natyrisht anëtarët e Këshillit do të diskutojnë dhe do ta shprehin vullnetin e tyre në lidhje me këtë temë, mirëpo nuk është e drejtë që unë të paragjykoj se çfarë do të mendojnë ata sepse secili prej tyre ka mandat por edhe ka përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës që ta japë vlerësimin në interes të vendit”, vijoi Osmani.

E pyetur nëse është optimiste për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje pas zhvillimeve të fundit, ajo tha se “jam shumë optimiste si person prandaj nuk lejoj asgjë të ma humbasë atë optimizëm”.

Së fundmi, nënkryetari tjetër i LDK-së, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani shprehën qëndrime të kundërta në rrjete sociale në lidhje me një koalicion të mundshëm.

Mirëpo, Osmani, ka thënë se atmosfera në LDK është shumë e mirë dhe se gëzojnë përkrahje nga anëtarësia.

“Sapo u ktheva nga Reçaku ku ishim bashkë një ekip i LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e saj masakre dhe natyrisht që u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarësisë sonë dhe mund t’ju them që atmosfera në LDK është atmosfera e anëtarësisë së LDK-së dhe ajo është shumë e mirë dhe ka përkrahje të fuqishme dhe më shumë se kurrë më parë që vullnetin qytetar ta çojmë deri në fund”, deklaroi Osmani.

***

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot para mediave se për koalicionin me LV-në do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Osmani ka deklaruar se deputetët do të vendosin për këtë temë, e se në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë.

“Kjo është çështje për të cilën vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm edhe përfundimisht pastaj deputetët, ata që e kanë legjitimitetin qytetar për të vendsour për tema të tilla, është në vullnetin po ashtu edhe në ndërgjegjen e secilit anëtar të këshillit, besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, që e kanë detyrën sipas statutit”, thotë ajo.

Tutje, nënkryetarja e LDK-së ka thënë se qëndron prapa deklaratave të mbrëmshme.

"Do të konsultohemi sot lidhur me kohën kur do të thirret Këshilli i Përgjithshëm.  Nuk ka sot mbledhje kryesia. Unë kam deklaruar dje dhe e përsëris edhe sot për propozime të tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, natyrisht do të diskutojmë për rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat, anëtarët e Këshillit do ta marrin vendimin e tyre për këtë temë, nuk është e drejtë të vlerësoj se çka do të vendosin ata”, shton ajo.

E pyetur për raportet me Agim Veliun, Osmani pa e përmendur me emër ka thënë se në LDK ka atmoferë të antarësisë në LDK.

“Unë sapo u ktheva nga Reçaku ku ishim bashkë me një ekip të LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e asaj masakre, dhe natyrisht se u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarisë në LDK, mund të them që atmosfera në LDK është atmosferë e antëarësisë në LDK.

Unë jam shumë optimiste si person dhe nuk lejoj askush të ma humb atë optimizëm”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat