Jeta Xharra: Disa burra vdiqën për këtë vend, e disa kapadai po e mbajnë Kosovën peng për një karrige  

Aktuale

Jeta Xharra: Disa burra vdiqën për këtë vend, e disa kapadai po e mbajnë Kosovën peng për një karrige  

Nga: G.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 13:50
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra ka kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, derisa ka thënë se disa burra kanë qenë në gjendje të vdesin për pavarësi, e disa të tjerë kapadai sot e konsiderojnë se kjo pavarësi iu jep atyre të drejtën që ta mbajnë Kosovën peng për shkak se e kanë një karrige më pak a më shumë në pushtet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ajo ka thënë se Reçakun e takon me zemër të plastë, pasi për këta që e zhagisin Kosovën, s’ja vlen as me vdek as me u fliju.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Fascinona me vendin tem: se si disa burra kanë qenë në gjendje me u vra për këtë pavarësi, e disa burra tjerë kapadai, sot e konsiderojnë që kjo pavarësi e fituar me kaq shumë gjak ju jep atyne të drejt me mbajt Kosovën peng edhe me e stagnu për shkak se ata kanë një karrikë ma pak a ma shumë në pushtet! Mos ma nxeni për të madhe kur të them që Reçakun sot e kujtoj me zemër të plastë për shkak se për qëta që po e zhagisin Kosovën, s'ja ka vlejt as me vdek, as mu fliju e as me luftu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat