Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak - Bota Sot
Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak

Aktuale

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe në nderim të martirëve dhe dëshmorëve në Reçak

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:36
Pamje nga homazhet

Në 21–vjetorin e masakrës së Reçakut, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, sot në Kompleksin Përkujtimor bënë homazhe dhe vendosen lule në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut, të masakruar nga ushtria serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.

Ministri Berisha dhe gjeneral Rama, gjatë vizitës takuan edhe familjarët e pranishëm, të cilëve ju shprehën ngushëllime duke çmua lartë sakrificën e të rënëve. Pas homazheve, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, u mbajtë Akademia Përkujtimore në përkujtim të martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat