Milaim Zeka: Ishalla kuptohet alarmi i Vjosa Osmanit, ja për çfarë bëhet fjalë

Aktuale

Milaim Zeka: Ishalla kuptohet alarmi i Vjosa Osmanit, ja për çfarë bëhet fjalë

Nga: N.Sh. Më: 15 janar 2020 Në ora: 15:54
Milaim Zeka dhe Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, njëherësh kryetar i Partisë Euroatlantike të Kosovës, e ka quajtur dhënie të vitit një fjali të Vjosa Osmanit.

Osmani ka thënë se “çka na nevojiten partitë kur nuk kemi shtet”?

Ajo në reagimin e saj, se duhet të bëhet marrëveshja për koalicion në mes të LDK-së dhe LVV-së, kishte reaguar edhe ndaj deklaratës së Agim Veliut, ku edhe filloi një përçarje në këtë parti.

E zeka, thotë se këtë pyetjen e Vjosës ia ka bë vetës dhe shumë të tjerëve.

Në fund Zeka uron të kuptohet, siç e quan ai alarmin e Vjosës.

Postimi i Zekës:

Thenja e vitit: “Çka na nevojiten partite kur nuk kemi shtet”?!

Keshtu tha Vjosa Osmani. Une kete pyetje ia kam ba vetes edhe shume te tjereve.

Ishalla kuptohet alarmi i Vjosa Osmanit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat