Reagon Erëza Vela: Na keni gërdit pasha besën

Aktuale

Reagon Erëza Vela: Na keni gërdit pasha besën

Nga: G.B Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:05
Erëza Vela

Gazetarja Erëza Vela ka reaguar gjendjes aktuale politike në vend, derisa ka thënë se u kuptua që në fillim se a mërziten për Kosovën apo për karrige, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se që 4 muaj ego, lakmi e pazare të ulëta, duke mos e krijuar koalicionin, e mund të paramendohet se me çfarë koprracie do të kryhet prej tyre ndonjë investim kapital.

“Na keni gërdit pasha besën”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook:

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Se a merziten per Kosove a per karrika, e kuptuam qe ne fillim.

Qe 4 muaj, ego, lakmia e pazaret e ulta nuk po i lojne me kriju marreveshje bashkepunimi - hapi i pare i partneritetit! Tash paramendojeni se me cfare intenziteti e kopracie kane me kry naj investim kapital apo projekt zhvillimor!

S’ka pas faj ai qe ka thone: “Deshira ime per me e pa Kosoven pas 10 vjetve, eshte permes fotografive”.

Na keni gerrdit pasha besen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat