Muja: Oferta politike e LDK-së për VV-në, ishte serioze dhe kreative

Aktuale

Muja: Oferta politike e LDK-së për VV-në, ishte serioze dhe kreative

Nga: V.R Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:19
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Zyrtarët e LDK-së, gjegjësisht Isa Mustafa, i ka dërguar Vetëvendosjes një shkresë nëpërmjet së cilës është shpreh oferta e LDK-së për qeverinë e re.

Në kuadër të kësaj oferte, parashihet që kryekuvendari t’i përket LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja.

Kjo ofertë, është vlerësuar si serioze dhe korrekte nga publicisti Armend Muja.

Muja, u shpreh se ofertat politike e të dy parëve jaën serioze dhe kreative. Sipas tij, kombinimi i këtyre ofertave mund të zgjedh ngërrçin politik.

Postimi plotë:

Ofertat politike VV-LDK: te dy ofertat ishin serioze dhe kreative. Kombinimi i ketyre ofertave mund te zgjedh ngerrcin politik. Duke perllogartur faktin qe VV e ka te veshtre te heq dore nga Kryeparlamentari ne kete kohe dhe faktin qe edhe LDK ka votuar per te, duhet perqendruar ne kete formule: (1) Pozita e Kryeparlamentarit ushtrohet me rotacion: 2 vitet e para per VV ndersa dy vitet tjera per LDK, (2) krijohen 14 Ministri - Ministria e Kultures dhe Sporteve mbetet Ministri dhe udheheqet me rotacion. Kultura dhe Sporti ishin pikat me te ndritura te Kosoves ne keto vite te veshtira. Kosova, ngjashem me vendet me popullsi te njejte dhe anetare te BE-se (Estonia/Letonia), duhet te kete ndermjet 14-15 Ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat