Gaxherri e LDK-së: VV me shtimin e ministrive theu parimin, s’e shqyrtojmë këtë ofertë

Aktuale

Gaxherri e LDK-së: VV me shtimin e ministrive theu parimin, s’e shqyrtojmë këtë ofertë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 18:01
Besa Gaxherri

LDK ka hedhur poshtë ofertën e Kurtit të nisur një ditë më parë , ku i pari i VV’së kishte propozuar  rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14, e që  sipas LDK’së duhet të  jenë veç 12, siç janë marrë vesh.

Sipas deputetes së LDK’së, Besa Gaxherri, oferta e VV’së me shtimin e ministrive , i thyen parimet dhe që sipas saj nuk shqyrtohet ajo ofertë.

Gaxherri në një prononcim për Periskopin tha se është koha që VV’ja të reflektojë dhe të marrë përgjegjësinë që e ka ky subjekt.

Deputetja Gaxherri beson që kjo parti do ta pranojë propozimin e LDK’së, dhe se do të fillojnë qeverisjen në vend.

“LDK e ka publikuar sot e ofertën e saj. Oferta e  VV’së e cila me shtimin e ministrive i thyen parimet e marrëveshjes nuk do te shqyrtohet. Besojmë shume qe VV do reflektoj, do e kupton përgjegjësin qe e ka si subjekti pare politik ne vend dhe do pranoj propozimin e LDK-se, qe te fillojmë menjëherë me qeverisjen e vendit”, ka thënë Gaxherri

Kujtojmë se LDK i ka nisur sot  një ofertë VV’së, ku kërkon që posti i kryeparlamentarit t’i takojë kësaj partie deri në zgjedhjen e Presidentit. Ndërsa më pas, kryeparlamentari t’i kthehet LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat