Deri sa qeveria nuk po krijohet, diçka e rrezikshme po ndodh në Kosovë

Aktuale

Deri sa qeveria nuk po krijohet, diçka e rrezikshme po ndodh në Kosovë

Nga: V.R Më: 15 janar 2020 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Edhe pas 100 ditëve, LDK-së dhe VV-së, nuk po ia dalin që të mirren vesh rreth programit qeverisës. Oferta dërgohen sa njëra palë tek tjetra por diçka konkrete nuk ka asgjë.

Megjithatë, kriza vazhdon e thellohet. Kosova dita – ditës po zbrazet.

I këtij mendimi është publicisti Faik Krasniqi, me ç’rast është shprehur i revoltuar për situatën e krijuar. Sipas tij, brenda pak kohësh, Kosova do të zbrazet e tëra.

Postimi plotë:

Kosova dita-dites po zbrazet. Muajt ne vazhdim vendin do ta braktisin nje numer i konsiderueshem i qytetareve te saj. Kjo zbrazje do te vazhdoje edhe ne vitet ne vazhdim. Brenda disa viteve Kosova rrezikon te zbrazet e tera. Shumica e qytetareve te ketij vendi ne mundesine e pare do ikin prej ketu. Do ikin prej juve sepse shkaterruat te ardhmen e tyre. Per dy dekada vendin e vodhen dhe e zhvaten politikane te pandergjegjshem qe shijuan pushtetin. Sipas mundesive dhe pushtetit qe kishin. Shkaterruat cdo gje. Deri me tash asnje prej ketyre politikaneve nuk doli te thote qe une jam pergjegjes per gjendjen e rende. Por fajin duke u hedhur sa andej e sa kendej. A keni menduar ndonjejere qe nje vend s‘mund te funksionoje pa njerez? Ky vend do te mbetet pa njerez. Kosova s‘do te zhbehet nga Serbia, por do te zhbehet nga zbrazja e saj, dhe per ate zbrazje jeni ju fajtore. Funderrina!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat