E papritur: Edi Rama ushtron padi kundër Ramush Haradinajt

Aktuale

E papritur: Edi Rama ushtron padi kundër Ramush Haradinajt

Nga: V.R Më: 15 janar 2020 Në ora: 20:45
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ushtruar padi kundër kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt.

Këtë e pohoi zyrtari i Institutit të Drejtësisë, Ehat Miftaraj, i cili deklaroi se lufta deklarative ne mes te Edi Rama vs Ramush Haradinaj, nga studiot televizive kalon ne Gjykaten Themelore ne Prishtine.

Postimi plotë:

Lufta deklarative ne mes te Edi Rama vs Ramush Haradinaj, nga studiot televizive kalon ne Gjykaten Themelore ne Prishtine.

Edi Rama sot ka parashtruar padi civile per kompensim dëmi për shkak të deklaratave shpifëse.

Deklaratat shpifëse shkak padie kanë patur për kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e që, në parim, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve. Kjo çështje ka dominuar debatin publik që nga fundi i vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019, duke rezultuar në akuza deri për “tradhëti”, çdo herë e përkundrejt personave të pretenduar se gjatë këtij procesi dialogu kanë mbështetur idenë e të ashtuquajturit “shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas padisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj (Kryeministri në detyrë i saj në momentin e kryerjes së deklaratave shkak padie) është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës Kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e Paditësit “është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat