E pamundur, Rexhaj: Nuk ka qeveri LDK-VV, SHBA-të duan dikë tjetër në qeveri

Aktuale

E pamundur, Rexhaj: Nuk ka qeveri LDK-VV, SHBA-të duan dikë tjetër në qeveri

Nga: V.R Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:06
LDK dhe VV

Mosarritja e një rezultati që do të sillte një lloj marrëveshje në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, ngre pikëpyetje të shumta. Veçanërisht ngre dilema nëse, këto dy parti, nuk mund të krijojnë qeveri.

Në një prononcim për “Bota sot”, publicist Sali Rexhaj, deklaroi se Vetëvendosje dhe LDK, nuk përshtaten në asnjë rrethanë.

Sipas tij, Vetëvendosje, si një parti pa përvojë në qeverisje, nuk mund të pritet marrëveshje.

“Nga Vetëvendosje si parti pa kulturë shtetërore e pa përvojë në qeverisje, nuk mund të pritet marrëveshje. Ata janë të interesuar të shtyjnë kauza para, me shantazhe, përulje e poshtërim të LDK-së, si partneri i vetëm që iu ka mbetur”, tha ai.

Më tej, Rexhaj, shtoi se zgjedhja e Konjufcës në pozitën e kryetarit të Parlamentit, e tregoi jo seriozitetin e Vetëvendosjes.

“Zgjedhja e Konjufcës në pozitën e kryeparlamentarit e tregon krejt jo seriozitetin e tyre. Unë nuk shoh mundësi për marrëveshje, pasi SHBA-të nuk e duan Vetëvendosjen dhe as partneren e saj Vjosa Osmanin. Do ta kemi një qeveri të re, nga 75%, i cili nuk e ka votuar VV-në”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat