Nxehet situata: Edi Rama e padit në gjykatë, kundërpërgjigjet Ramush Haradinaj

Aktuale

Nxehet situata: Edi Rama e padit në gjykatë, kundërpërgjigjet Ramush Haradinaj

Nga: V.R Më: 15 janar 2020 Në ora: 22:32
Ramush Haradinaj

Gjatë së mërkurës, Edi Rama, ka dorëzuar në gjykatë një padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, me ç’rast ky i fundit reagoi në Facebook.

Haradinaj, deklaroi se do të përgadit një përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore.

Ai, u shpreh tutje se padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij.

Postimi plotë:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat