Bislimi: Gjatë negociatave Agim Veliu thoshte çohuni se s’ka asgjë këtu

Aktuale

Bislimi: Gjatë negociatave Agim Veliu thoshte çohuni se s’ka asgjë këtu

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:05
Agim Veliu dhe Besnik Bislimi

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka zbuluar diçka nga prapaskenat e takimeve ndërmjet LVV-së dhe LDK-së gjatë një interviste televizive të mërkurën.

Bislimi ka treguar se gjatë bisedimeve Agim Veliu ka thënë shumë herë: “Qohuni se nuk ka asgjë”.

Ai ka thënë se oferta e fundit që i është dërguar LDK-së, ende nuk është refuzuar, por ka thënë se nuk e di arsyen se pse Agim Veliu e ka quajtur ofertën e tyre jo serioze dhe antirugovjane.

Nënkryetari i LVV-së tha se nuk është mirë “të luhet pingpong” me kryetarin e Kuvendit.

Bislimi shtoi se Glauk Konjufca është zgjedhur në mënyrën më të mirë, duke u votuar nga 75 deputetë, ndërsa heqja e tij nga kjo pozitë do të ishte diktaturë e dy personave, që do ta kërkonin këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat