‘Është rrezik që vendi të udhëhiqet nga vetëm një parti’

Aktuale

‘Është rrezik që vendi të udhëhiqet nga vetëm një parti’

Më: 15 janar 2020 Në ora: 23:48
Arban Abrashi

Sekretari Organizativ i LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë se kërkesa e LDK’së për postin e presidentit është legjitime.

Ai ka thënë se deklarata e nënkryetarit të VV’së, Besnik Bislimi, se propozimi i presidentit nga LDK duhet të marrë pëlqimin e VV’së para që të arrihet marrëveshja, është e gabuar.

“Kërkesën për president e bëjmë për shtetin, jo për LDK’në”, ka thënë Abrashi.

Ai tutje e ka shpjeguar këtë në detaje.

“Është rrezik që vendi të udhëhiqet nga vetëm një parti. Posti i presidentit është shumë i rëndësishëm, pasi që ai emëron persona nëpër pozita kyce në institucionet e vendit”, shton ai.

“Ne kërkojmë të ruajmë vendin me një sistem checks and balances. Një kontroll të pushteteve. Është marrëveshja më fer e mundshme”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat