“Para një muaji e gostiti presidentin e Serbisë, Vuçiq, në Tiranë, e sot Edi Rama e paditë Ramush Haradinaj”

Aktuale

“Para një muaji e gostiti presidentin e Serbisë, Vuçiq, në Tiranë, e sot Edi Rama e paditë Ramush Haradinaj”

Më: 16 janar 2020 Në ora: 00:31
Rama dhe Haradinaj

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas padisë që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka bërë ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka shkruar se është e çuditshme se si Edi Rama para një muaji e gostiti Vuçiqin në Tiranë, e sot e paditë Kryeministrin e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Çka ka pasë ne mendje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kur ka vendosur ta padisë në gjykatë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shpifje?!

Dhe kjo ndodhë me distancë kohore prej një muaji prejse Rama e gostiti presidentin e Serbisë, Vuçiq, në Tiranë, disa ditë pasi ai kishte shpifur për Masakrën e Reçakut.
Për të qenë absurdi më i madh, padia e shqiptarit Rama ndaj shqiptarit Haradinaj ndodhë në ditën kur ka ndodhur masakra e Reçakut.

E për të qenë absurdi edhe më i madh, serbi Vuçiq ka qenë anëtar i qeverisë së Beogradit, kur dy vëllezër të Haradinajt janë vrarë nën urdhërat e po kësaj qeverie serbe vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe luftonin për të drejta të shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat