Ramabaja i thotë me emra: “Syrin e Popullit” e krijuan këta dy politikanë

Aktuale

Ramabaja i thotë me emra: “Syrin e Popullit” e krijuan këta dy politikanë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 07:47
Pamje nga seanca

​(E plotësuar) - Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin “Syri i Popullit”. Në këtë seancë u bë e ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës në mungesë të provave ka hequr dorë nga ndjekja penale për dy të akuzuarit në rastin e njohur si “Syri i Popullit”, Lirije Luzha dhe Sabit Berisha.

Kurse, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana, akuzohen për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Prokurori i rastit, Sylë Hoxha në fjalën e tij përfundimtare tha se shqyrtimet gjyqësore është vërtetuar se organizata “Syri i Popullit”, ka pasur një plan operativ për të vepruar në vrasjen e personaliteteve të larta shtetërore, për shkak se sipas tyre, kishin qenë tradhtar të luftës dhe votave të qytetarëve të Kosovës.

Image

 “Jemi të gjithë të bindur se organizata kriminale ‘Syri i Popullit’ ka pasur një plan operativ i ka caktuar njerëzit se si kanë me punua dhe veprua nuk është kontestua fakti se është marr vendim që të organizohet ky plan operativ me personalitet të sistemit të kaluar të sistemit aktual të komandantëve të luftës të cilët gjithnjë sipas plan program të kësaj organizate i kanë tradhtuar interesat e luftës dhe votave të popullit të Kosovës”, tha Hoxha.

Sipas tij, ka elemente që çojnë në mendimin se të akuzuarit kanë shtyrë dhe manipuluar Murat Jasharin për shkak të gjendjen së tij psikike. E për këtë Hoxha kërkoi nga gjykata që të akuzuarit Jashari, t’i shqiptojë masë të detyrueshme të trajtimit në psikiatri.

Ndërsa, për të akuzuarit e tjerë, Hoxha kërkoi nga gjykata që për veprat për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen.

Pala e dëmtuar në këtë rast avokati mbrojtës i Azem Vllasit, e ka dorëzuar në formë të shkruar fjalën përfundimtare.

Gjatë kësaj seanca përfundimtare mbrojta e të akuzuarve të rastit “Syri i Popullit”, kërkoi lirim e të akuzuarve me arsyetim se mungojnë prova.

Avokati i të akuzuarit, Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi tha se ka frikë se ky proces gjyqësor do jetë i ndikuar politikisht pasi siç tha ai është ndihmuar nga krerët shtetëror.

Sipas tij, trupi gjykues nuk ka qenë i pavarur, por i ndikuar nga krerët e shtetit duke filluar nga momenti kur pranoi urdhrin e presidentit të shtetit, Hashim Thaçi që seanca të mbahet e mbyllur. Madje ai tha se pyetjet që i bëri Thaçi kanë qenë të ndaluara.

Krasniqi: Kam frikë se ky proces gjyqësor është i ndikuar politikisht

“Unë kam frikë që gjyqi do jetë i ndikuar sepse në këtë proces gjyqësor kanë ndihmuar krerë shtetëror dhe që kanë bërë me gisht drejt të akuzuarve se këta janë fajtor kanë kryer këtë vepër penale këta kanë dashur të na vrasin... Unë mendoj që trupi gjykues nuk ka qenë i pavarur ka qenë i ndikuar nga krerët e shtetit më i ndikuar nuk e di si do të dukej kur kryetari i shtetit urdhëron të largohet publiku dhe mediat nga gjykimi dhe gjykata pa hezitim e pranon këtë propozim të kreut të shtetit, prandaj kryetari i shtetit shtron pyetje aso çfarë nuk i ka shkruar prokurori, gjitha pyetjet që i ka shtruar Hashim Thaçi kanë qenë të ndaluara, prandaj këtu gjykata është dashur të intervenoj në këtë çështje”, tha ai.

Derisa për prokurorin e rastit "Syri i Popullit", Sylë Hoxha vlerëson se i ka qëndruar besnik atyre që i kanë thënë ta ngris këtë aktakuzë.

Krasniqi: Prokurori ka qenë pjesë e dëshmitarëve

 "Prokurori ka qenë pjesë e dëshmitarit, prokuroi ka dëshmuar është besnik ndaj atyre që i kanë thënë ta bëjnë këtë aktakuzë, prokurori nuk e mbronte ligjin. Prokurori dëshmonte se ishte krah i dëshmitarëve që i kanë thënë për këtë aktakuzë", u shpreh ai.

Në fjalën e tij përfundimtare i akuzuari, Sadri Ramabaja ka deklaruar se një asnjë rrethanë nuk ka qenë pjesë e takimeve të organizatës “Syri i Popullit”.

Sipas tij, këtë organizatë e kanë krijuar Shërbimi Informativ i Kosovës, konkretisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Ramabaja derisa dëshminë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi e ka konsideruar si shpifje tha se ky proces po tregon se “shteti është kundër Vetëvendosjes”.

Ai tha se më së shumti e ka goditur heshtja e Lëvizjes Vetëvendosje karshi rastit të organizatës “Syri i Popullit” dhe akuzave ndaj anëtarit të tyre.

“Organizatën fiktive “Syri i Popullit” me gjasë reale e ka krijuar SHIK-u pra dyshja Thaçi-Veseli dhe bashkëpunëtorët e tyre që në Kosovë më shumë ndihen si klani Pronto . Intenca këmbëngulëse për të ta lidhur “Syrin e Popullit” me Vetëvendosjen shpjegon çdo gjë. Akuzat ndaj meje të dyshes Thaçi-Veseli  dhe të zgjeruara tashmë në gjykatë me këto të dhëna me shkrim tek prokurori nga ana e Thaçit  jo vetëm për mua por edhe për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcen duke sjell si provë deklaratën e tipit banal  e kam dëgjuar vetë kur Albin Kurti i ka thënë  Glaukut se këta duhet eliminuar e dëshmojnë katërcipërisht pohimin e kaherëshëm të Dilaver Goxhait se Syri i Popullit është krijuar nga Kadri Veseli dhe vartësitë e tij të SHIK-ut. Procesi i montuar tërësisht  e ndërkohë i koduar edhe emri shteti kundër  “Syrit të Popullit, që në fakt po rezulton të jetë shteti kundër Vetëven dosjes dhe kundër meje. Intenca që ta lidhin me Vetëvendosjen tregon shumë. Organizatës ‘Syrit i Popullit’ i mungonte koka dhe klani Pronto përmes Prokurorisë Speciale ishte vënë në kërkim të kokës. Unë me bindjen time mbetem socialdemokrat ashtu besoj se do të mbetet edhe Vetëvendosje. Ndërsa ky proces i cili u tha se është shteti kundër ‘Syrit të Popullit’ më shumë po del të jetë si shteti kundër Vetëvendosjes”, tha në fjalën e tij përmbyllëse Ramabaja.

Mbrojta e të akuzuarit, Avni Llumnica, Ahmet Ahmeti tha se kjo aktakuzë është bërë në bazë të supozuara e dhe se mungojnë provat që tregojnë që i mbrojturi i tij është i përfshirë në këtë organizatë.

Kurse, vetë i akuzuari Avni Llumnica duke mos dashur ta lexojë fjalën përfundimtare në mënyrë të shkruar vetëm ia ka dorëzuar trupit gjykues.

Në fjalën e tij përfundimtare avokati mbrojtës i të akuzuarit, Ragip Sallova, Arsim Bilalli derisa kërkoi lirimin e klientit të tij tha se gjatë gjithë këtyre shqyrtimeve e vetmja gjë që është vërtetuar është se organizata “Syri i Popullit”, ka qenë organizatë fantome e krijuar nga një njeri me sëmundje psikike, siç është Murat Jashari.

Ndërsa, i akuzuari Ragip Sallova tha se është i tmerruar çka ka dëgjuar nga prokurori sot, madje shtoi se ka pritur që sot do të tërhiqej aktakuza ndaj tij.

Seanca përfundimtare për procesin gjyqësor të njohur si “Syri i Popullit” do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte (nesër), duke filluar nga ora 13:30 në të cilën pritet ta japin fjalën e tyre përfundimtare të akuzuarit, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana.

Seanca e sotme përfundimtare e këtij rasti u mbajt pa praninë e mediave, pasi që kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi Jashanica kërkoi që mediat, konkretisht kamerat ta lirojnë sallën për shkak se nuk është marrë leje për incizim.

Në rastin “Syri i Popullit”, akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve të larta shtetërore dhe ish-funksionarëve të viteve 1980-1991, duke i cilësuar si tradhtarë të vendit.

Ramabaja i thotë me emra: “Syrin e Popullit” e krijuan këta dy politikanë 

I akuzuari në rastin e “Syrit të Popullit”, Sadri Ramabaja, ka thënë se kjo organizatë është e krijuar nga Shërbimi Informativ i Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi e ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në deklaratën e tij në seancën përfundimtare, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ky proces tregon se “shteti është kundër Vetëvendosjes”.

Ai ka akuzuar presidentin Thaçi për shpifje në kohën kur kishte dhenë deklaratën e tij si dëshmitar në këtë proces. Procesin e ka quajtur të montuar politikisht e për motive hakmarrëse.

“‘Syri i Popullit’ është krijuar nga SHIK-u, nga Thaçi e Veseli të cilët në Kosovë më shumë njihen si klani ‘Pronto’. Intenca që ta lidhin me Vetëvendosjen tregon shumë. Unë me bindjen time mbetem socialdemokrat ashtu besoj se do të mbetet edhe Vetëvendosje. Ndërsa ky proces i cili u tha se është shteti kundër ‘Syrit të Popullit’ më shumë po del të jetë si shteti kundër Vetëvendosjes”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se “heshtja e VV-së ishte ajo që e ka goditur më së shumti pas këtij rasti”.

***

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u mbajtur seanca përfundimtare në procesin gjyqësore i njohur si rasti “Syri i Popullit”.

Në fjalë përmbyllëse të tij prokurori i rastit, Sylë Hoxha ka kërkuar të lirohet nga aktakuza e akuzuara Lirije Luzha dhe Sabit Berisha në mungesë të provave.

Me kërkesë të kryetare së trupit gjykues, Naime Krasniqi Jashanica seanca është e hapur për publikun por nuk lejohet të merren pamje nga mediat.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit, Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi tha se ajo çka mund të dal nga fjala e prokurorit është se aktakuza është e pabazuar në argumente juridike dhe faktike. Sipas tij ky rast është i montuar për qëllim të caktuara.

Krasniqi tha se ajo ka frikë se ky proces gjyqësor do jetë i ndikuar politikisht pasi siç tha ai është ndihmuar nga krerët shtetërorë.

Krasniqi: Nëse nuk janë të ndikuar pres aktvendim lirues

"Unë paraqita fjalën përmbyllëse dhe argumentova se asnjë fakt i vetëm nuk është vërtetuar se Sadri Samabaja është pjesë e kësaj organizate siç quhet terroriste. Unë kam shpjeguar se rasti është i montuar nga persona të caktuar për qëllime të caktuara... Nga krejt ajo që u tha pres një aktvendim lirues, aktgjykimi lirues mund të vijë vetëm nëse gjyqi nuk është i ndikuar. Unë kam frikë që gjyqi do jetë i ndikuar sepse në këtë proces gjyqësor kanë ndihmuar krerë shtetërorë dhe që kanë bërë me gisht drejt të akuzuarve se këta janë fajtorë kanë kryer këtë vepër penale këta kanë dashur të na vrasin", tha ai.

Krasniqi shtoi se trupi gjykues nuk ka qenë i pavarur duke filluar nga momenti kur pranoi urdhrin e presidentit të shtetit, Hashim Thaçi që seanca të mbahet e mbyllur.

Madje ai tha se pyetjet që i bëri Thaçi kanë qenë të ndaluara.

Krasniqi: Trupi gjykues është i ndikuar

"Unë mendoj që trupi gjykues nuk ka qenë i pavarur ka qenë i ndikuar nga krerët e shtetit më i ndikuar nuk e di si do të dukej kur kryetari i shtetit urdhëron të largohet publiku dhe mediat nga gjykimi dhe gjykata pa hezitim e pranon këtë propozim të kreut të shtetit, prandaj kryetari i shtetit shtron pyetje aso çfarë nuk i ka shkruar prokurori, të gjitha pyetjet që i ka shtruar Hashim Thaçi kanë qenë të ndaluara, prandaj këtu gjykata është dashur të intervenojë në këtë çështje", tha Krasniqi.

Ai foli edhe për sjelljen e ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka dëshmuar në këtë proces gjyqësor.

Krasniqi: Krerët e vendit i ofenduan të akuzuarit

"Ju i keni parë sjelljet e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kryetari i institucionit më të lartë shtetëror e ka shkelur ligjin, kryetari i Kuvendit i ka sulmuar të akuzuarit i ka quajtur tradhtar i ka quajtur pleh e çdo epitet të mundshëm", u shpreh avokati mbrojtës i të akuzuarit, Sadri Ramabaja.

Edhe për prokurorin e rastit Sylë Hoxha, Krasniqi tha se i ka qëndruar besnik personave të cilët i kanë thënë të ngrejë këtë aktakuzë.

Krasniqi: Prokurori nuk e mbronte ligji

"Prokurori ka qenë pjesë e dëshmitarit, prokuroi ka dëshmuar është besnik ndaj atyre që i kanë thënë ta bëjnë këtë aktakuzë, prokurori nuk e mbronte ligjin. Prokurori dëshmonte se ishte krah i dëshmitarëve që i kanë thënë për këtë aktakuzë", u shpreh ai.

Deri tani fjalën e tyre përfundimtare e kanë dhënë të akuzuarit Avni Llumnica, Ragip Shillova, ndërsa duke filluar nga ora 13:00 fjalën e tij përmbyllëse do e jap i akuzuari, Sadri Ramabaja.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, te akuzuarit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve të larta shtetërore dhe ish-funksionarëve të viteve 1980-1991 duke i cilësuar si tradhtarë të vendit.

Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, Xhavit Halitit, Fatmir Limajt e të tjerë./

Avokati Ramiz Krasniqi: Thaçi tregoi botërisht se aktakuza e rastit “Syri i popullit” është i tij

Në ditën e parë të seancës përfundimtare të procesit gjyqësor “Syri i Popullit”, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi e ka quajtur procesin gjyqësor me motive politike dhe me plot parregullsi.

Ai ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Adem Grabovcin se me dëshmitë e tyre kanë dashur të eliminojnë politikisht klientin e tij.

“Ky proces gjyqësor do të mbahet mend si proces i parë pas luftës, i pastër me motive politike, ku erdhën për të dëshmuar krerë të pushtetit dhe jo për të dëshmuar siç i obligon ligji”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka numëruar shkeljet që ka lejuar gjykata gjatë procesit. Sipas avokatit Krasniqi, trupi gjykues ka bërë shkelje në momentin që ka lejuar të mbahet e mbyllur seanca ku dha dëshminë e tij presidenti  Thaçi dhe që ka lejuar që t'i bëjë pyetje të drejtpërdrejta të akuzuarit.

"Arsyeja pse është akuzuari Sadri Ramabaja nuk i keni në dëshmitë e prokurorit, por në dëshmitë e Hashim Thaçit, Veselit e Adem Grabovcit, të cilët kishin ardhur jo të dëshmojnë, por do e eliminojnë Sadri Ramabajën nga skena politike. Hashim Thaçi tregoi botërisht se kjo aktakuzë është e tij. Rasti “Syri i popullit” është i montuar", tha ai.

Prokurori i rastit "Syri i Popullit" heq dorë akuza ndaj Sabit Berishës dhe Lirie Luzhës

Prokurori special i rastit "Syri i Popullit", Sylë Hoxha në fjalën e tij përfundimtare, tha se në mungesë të provave heq dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit të këtij rasti Sabit Berisha dhe Lirie Luzha.

Lidhur me të akuzuarit tjerë, Hoxha tha se sa i përket të akuzuarve të tjerë nga kjo aktakuzë pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore të cilët edhe për shkak të natyrës janë mbajtur disa seanca gjyqësore dhe duke dëgjuar dëshmitarë të shumtë para këtij trupi gjykues, konsideroi se dëshmitë e dëshmitarëve me analize të shkresave, konsideroj se aktakuza ndaj të akuzuarve është e vërtetuar në tërësi.

Të akuzuar në rastin "Syri j Popullit", mbesin Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana.

Sot dhe nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari. Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.

Nga Zyra e avokatit Ramiz Krasniqi thonë se Ramabaja po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.

Ata thonë se në fjalën e tij në seancë, Ramabaja pritet të zbardh edhe shumë prapaskena politike të panjohura deri më tani për opinionin kosovar. 

Po ashtu edhe vet avokati Ramiz Krasniqi thotë se do t’i bëjë të njohura të gjitha faktet që dëshmojnë se i akuzuari po mbahet në burg sipas një akuze të sajuar e të motivuar politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat