7 deputetë kanë refuzuar të japin betimin, për të mbajtur funksionet në qeveri

Aktuale

7 deputetë kanë refuzuar të japin betimin, për të mbajtur funksionet në qeveri

Më: 16 janar 2020 Në ora: 08:54
Ilustrim

Kanë refuzuar ta japin betimin prej deputeti të legjislaturës së shtatë nëntë anëtarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj.

Haradinaj është i vetmi nga të nëntit që ka paraqitur dorëheqjen prej ligjvënësi, por në rrugë joligjore, ndërkaq jashtë rregullave është duke u bërë edhe zëvendësimi i ministrave që kanë nisur mandatin prej deputeti”.

Mbështetur në një informatë zyrtare të ofruar nga Kuvendi, lista e deputetëve të zgjedhur që nuk e kanë dhënë betimin në seancën konstituive të mbajtur më 26 dhjetor të vitit të shkuar përbëhet nga: kryeministri Haradinaj, që e drejton Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ministri Pal Lekaj, që i takon kësaj partie; zëvendëskryeministri i parë që është edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili e drejton Aleancën Kosova e Re (AKR); zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, që është zëvendëskryetar në Partinë Demokratike (PDK) dhe ministrat e kësaj partie Abelard Tahiri, Kujtim Gashi dhe Uran Ismaili; si dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, që e drejton Nismën Socialdemokrate (NSD) dhe ministri i kësaj partie Endrit Shala.

E kanë bërë këtë për t’i mbajtur funksionet në Qeveri, meqë Kushtetuta nuk lejon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve edhe në legjislativ e edhe në ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat