PDK e gatshme për zgjedhje

Aktuale

PDK e gatshme për zgjedhje

Më: 16 janar 2020 Në ora: 09:40
Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, kjo parti i mirëpret.

Në emisionteleviziv ai gjithashtu theksoi se PDK-ja ka deklaruar rreth pozicionit të saj pas zgjedhjeve.

“Unë jam i sigurt që Kadri Veseli ka vendosur standarde të reja ende pa dalur zyrtarisht rezultatet zgjedhore. Ai ka deklaruar që partia e tij ka mbetur në opozitë”.

“Kjo është besoj në dobi të vendit, e kemi pranuar rezultatin dhe kemi deklaruar që do të jemi në opozitë deri më tani me asnjë veprim tonin nuk i kemi penguar partitë që pritet të formojnë qeverinë”.“Ne presim që partia e parë të jep rezultate. Nëse vjen një situatë që vendi të shkojë në zgjedhje, ne jemi të gatshëm për këtë opsion”.“Nëse janë këto zgjedhje, ne do të punojmë më shumë që të rifitojmë elektoratin e humbur në disa Komuna”.

Ministri në ikje i Financave deklaroi që VV-ja ka pasë dhe ka një planprogram qeverisës të parealizueshëm dhe avanturistik.

“Këtyre premtimeve vendi mundet me ia pa anët negative pas katër viteve, këtë planprogram e quaj edhe futuristik”.

“Nëse partia e parë dhe e dytë kanë thënë që kemi me rrit buxhetin 200 milionë vitin e parë për shëndetësinë, 200 milionë për arsimin, do të zbatojmë reformën e administratës publike edhe kemi me përfshi koston e kësaj reforme brenda buxhetit, kemi  me i rrit pensionet, kemi me i rrit shtesat e fëmije, kemi me ua siguruar qifteve të reja financimin, do të formojmë Bankën Zhvillimore dhe kemi do të formojmë Fondin Sovran. Unë këto nuk mundem t’i besojë”.

“Këta duhet të tregojnë se çfarë do të bëjnë me Trepçën, Brezovicën, Valën, Postën, hekurudhat dhe shumë kompani të tjera”.

“Këtë e quaj avanturizëm pasi nëse hyn në veprime të caktuara si kjo e Fondit Sovran dhe që pas katër viteve do të dalë që kanë bërë një gabim të lartë me këtë. Besoj se ky gabim paraprakisht paguhet me një kosto të lartë e që vjen si pasojë e mos analizës paraprake, kjo është aventurizëm”.

“Ata kanë bërë program pa kosto, nuk mundet të thuhet që do të zgjidhen problemet e çifteve të reja pa e ditur sa janë ata, sa para kanë nevojë dhe se nga do t’i marrin ato të holla”, ka thënë Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat