Hasani: Edi Rama vazhdo puno më zell ndaj mikut tënd Vuçiqit

Aktuale

Hasani: Edi Rama vazhdo puno më zell ndaj mikut tënd Vuçiqit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:05
Edi Rama e Alesander Vuciq

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka reaguar pas padisë për shpifje që kryeministri shqiptar, Edi Rama i ka bërë atij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë veprim ai e ka quajtur të turpshëm, teksa ka thënë se është edhe më e rëndë kur dihet se në çfarë dite erdhi kjo padi, shkruan lajmi.net.

Sipas Hasanit, Ramës po i dhemb injorimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e lojërave të Serbisë për “Jugosllavinë e Re”.

 

Postimi i plotë:

E kish pas njëri dajën e keq. Kish pas thanë: -Kur po e kujtoj dajën, edhe nëna po më mërzitet.
Njëjtë po më duket edhe mua. Kur po e shoh Edi Ramën po më mërzitet Shqipëria.
Tepër i turpshëm veprimi i Edi Ramës. Pastaj ta mendosh se në çfarë dite erdhi kjo padi!
Pikërisht në ditën kur Kosova po përkujtonte njërën prej masakrave më të tmerrshme të ndodhura në fundshekullin e kaluar, nga ata të cilët Edi Rama sot i quan miq, e të cilët, vrasjen e 45 civilëve shqiptarë e quajtën “trillim” e ngjarje “të fabrikuar”.
Ndoshta Ramës po i dhemb se Ramush Haradinaj ia prishi planet mikut të tij Vuçiq. Ose po i dhemb edhe injorimi i Kosovës për tu bërë pjesë e lojërave të tij dhe mikut të tij Aleksandër Vuçiq dhe ëndrrës për Jugosllavinë e re që ai bashkë më mikun e tij po e quajnë minishengeni ballkanik.
Shqiptarët e Shqipërisë do të jenë përgjithmonë vëllezërit tanë. Do të jemi bashkë në të mirë e në të keq. Ti nuk mund ta ndryshosh kurrë këtë fakt.

Të fala nga Kosova e ti vazhdo e kryeje me zell shërbimin ndaj mikut tënd, Aleksandrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat