Mediat serbe në qiellin e shtatë: Rama e padit Ramushin për shkak të Serbisë

Aktuale

Mediat serbe në qiellin e shtatë: Rama e padit Ramushin për shkak të Serbisë

Nga: K.M Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:01
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si për ironi, kur të gjithë prisnin ndonjë deklaratë të tijan për masakrën e Raçakut të cilën po e mohojnë politikanët Serbë, ai, gjatë ditës së djeshme ka  njoftuar se e ka paditur kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, për shkak të deklaratave të, sic ka thënë Rama, pa baza të këtij Haradinajt, në lidhje me ndarjen e Kosovës.

Ky lajm, sigurishtë se ka qenë një dhuratë shumë e mirë për mediat serbe, të cilave u aka dhënë një arsye më shumë që gjatë ditës së sotme të shkarravisin, në lidhje me raportet Shqipëri-Kosovë, duke iu gëzuar jashtë mase faktit që Rama e paditi Haradinajn, edhe atë pikërishtë në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ndërë masakrat më të t’merrshme, të regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Image

Gazeta “politika”, në shkrimin e saj lidhje me këtë qështje ka shkruar se “Rama paditë Ramushin për shkak të Serbisë”. Tutje, ata kanë shkruar edhe për detaje të padisë, ku kanë shpjeguar se si padia përbëhet prej 30 faqeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat