Halimi: LDK-ja dhe VV-ja duhet dhënë llogari për votën që e fituan

Aktuale

Halimi: LDK-ja dhe VV-ja duhet dhënë llogari për votën që e fituan

Nga: V.R Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:49
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Sociologia Sibel Halimi, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se maratona e takimeve të dy partive politike i ngjanë një misioni që ka për qëllim të ngre pluhur, e jo për të krijuar institucionet.

Sipas kësaj, Halimi, u shpreh se duhet kërkuar llogaridhënie për votën e dhënë.

Vetëm në këtë mënyrë do t’ua kishte pamundësuar partive politike të manipulojnë.

Postimi plotë:

Maratona e takimeve të dy partive politike i ngjanë një misioni që ka për qëllim të ngre pluhur në kërkim të një misteri, se sa për t`na krijuar institucionet! Prandaj, fryma e shtetit nuk krijohet me idilat e shpresës, por duke kërkuar llogaridhënie për votën e dhënë. Vetëm kjo logjikë ua kishte pamundësuar partive politike t`i manipulojnë qytetarët në emër të dhembjes së historisë. Nderimi që ia bënë politika të kaluarës a ngjarjeve të rëndësishme që ndërtuan shtetin e Kosovës është përkthimi në përgjegjësi për ta synuar të ardhmen, në të kundërtën është demagogji politike, mbrapa së cilës mbijeton gënjeshtra!

Hannah Arendt shkruan se “Arsyeja e ekzistencës së politikës është liria dhe fusha e akumulimit të saj është veprimi”, prandaj, koha është që partitë politike të veprojnë, gjithçka tjetër është e pakuptimtë dhe e parëndësishme për ne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat