Acarohet deputeti i LVV-së ndaj Skënder Hysenit: Skendo të mbajmë në xhep të vogël!

Aktuale

Acarohet deputeti i LVV-së ndaj Skënder Hysenit: Skendo të mbajmë në xhep të vogël!

Nga: N.Sh Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:04
Skender Hyseni

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se nuk ka vullnet në Lëvizjen Vetëvendosje për të ndërtuar qeverinë e re.

Hyseni madje i quajti edhe sharlatan disa zëra brenda Vetëvendosjes.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka bërë publike propozimin e saj të fundit i cili është mjaft i balancuar dhe korrekt,  jemi në pritje të një reagimi nga Vetëvendosje për një përgjigje përfundimtare, për të rrumbullakësuar këtë çështje, megjithëse ne e dimë se tash e dy muaj Vetëvendosje është sjellur sikur të ishte në fushatë elektorale, duke apstrofuar dhe akuzuar zyrtarë të caktuar të LDK-së dhe duke nxjerrur sondazhe, si një formë presioni dhe ‘kërcenim’ se si do të dalin në zgjedhje të reja. Por ne nuk i marrim seriozisht disa zëra sharlatan të Vetëvendosjes që tërë ditën sillen me perbuzje ndaj LDK-së, por presim një qëndrim të qartë nga partia VV”, u shpreh Hyseni.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Hyseni me këtë deklaratë është lëshuar në fyerje ndaj zyrtarëve të lartë të LVV-së.

Madje Bajqinovci thotë se, njerëzit e LVV-së edhe me dije edhe me kulturë e mbajnë por edhe me kontribut e mbsjnë në xhep të vogël Skender Hysenin.

Postimi i plotë:

Skender Hyseni paska dalë me një prononcim në lidhje me negociatat për koalicion dhe duke provuar të 'qëndrojë lartë', në atë snobizmin e tij të pa shije, e paska tradhëtuar intensioni i brendshëm dhe në një moment qenka lëshuar në fyerje ndaj zyrtarëve të lartë të LVV. Pra, befasisht statura e aristokratit, degradohet si mos më keq. Përdorë fjalën sharlatan për njerëz të LVV, që edhe me dije, edhe me kulturë, edhe me kontribut të mbajnë në xhep të vogël Skendo. Në pjesën e "qëndrimeve" të të urtit Skendë, i kemi disa xhevahire fantastike, në njërën anë thotë se ne nuk do të bëjmë koalicion me këta "sharlatanët", pastaj thotë se jemi të gatshëm të shkojmë në opozitë, e krejt në fund thotë "LDK si parti serioze e institucionaliste, nuk do ta lë vendin pa institucione dhe do të gjejë zgjidhje". Skendë, na e dimë shumë mirë që të ishte për ty, kurr nuk do të kishte ndryshime për të mirë në këtë vend, e dimë poashtu se ti më mirë ndihesh deal maker'at e kohëve të shkuara kur merrje poste ministrore dhe dështoje njëri pas tjetrit, se sa me kalibrin e Prof. Besnik Bislimit. Po çka me bë Skendë që edhe elektorati i LDK'së po frymon në tjera orientime, prandaj s'fiton dot. Elektorati i LDK'së ka votuar për ta çuar PAN'in në shpi, jo për të ja mirëkuptuar qefet e Skendes me PAN'in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat