Isa Mustafa flet pas refuzimit të ofertës nga Albin Kurti

Aktuale

Isa Mustafa flet pas refuzimit të ofertës nga Albin Kurti

Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:09
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit tha se nuk është zyrtare letra të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në partinë e tij.

Ai tha se ka pasur cilësime të cilat nuk mund t’i marrë zyrtare, ndërsa, shprehu gatishmërinë që të formojnë institucionet në bashkëpunim me LVV-në.

Mustafa ka thënë se nuk e konsiderojnë këtë përgjigje zyrtare, pasi që sipas tij, ajo përmban cilësime të cilat nuk janë të tilla.

Mustafa: Nuk e konsideroj atë që është letër zyrtare

“Nuk e konsideroj atë që është letër zyrtare dhe që është përgjigje zyrtare. Ajo që mund t’ju them është që ne jemi të interesuar ta përfundojmë këtë proces, dhe të gjejmë rrugë për marrëveshje, me i themeluar institucionet dhe mos me vazhduar akoma kjo agoni e institucioneve. Për ketë ne do të punojmë maksimalisht dhe për këtë kërkoj që edhe Vetëvendosja si partner i mundshëm i yni të jap kontributin e vet. Komunikim gjithmonë kemi pasur direkt, sepse gjithmonë komunikoj me Kurtin lidhur me mbajtjen e takimeve. Mirëpo ne nuk mund t’i instruktojmë se si ata komunikojnë”, tha Mustafa.

Lideri i LDK-së tha se nëse e thirrin mbledhjen e Këshillit, do të diskutojnë për çështje të cilat ata i cilësojnë parimore, e jo për ofertën.

Mustafa: Këshillin e thërrasim vetëm çështje parimore, e jo për ofertën

“Në qoftë se ne e mbajmë Këshillin, e mbajmë për çështje të cilat ne i konsiderojmë që janë parimore, por ne nuk diskutojmë në Këshill elemente të letrave të subjekteve tjera politike, sepse i kemi të përcaktuar parimet e marrëveshjes. Prandaj, mbi ato parime ne po mundohemi të gjejmë rrugë për marrëveshje”, deklaroi Mustafa.  

Mësohet se në letrën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, thuhet se ata nuk mund ta largojnë Glauk Konjufcën nga pozita e kryeparlamentarit.

***

I pari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklarua se nuk e konsideron zyrtare letrën e dërguar nga Vetëvendsoje, si përgjigje për ofertën e fundit.

Ai tha se është në kontakt me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe se sipas tij kjo letër e dërguar nuk është zyrtare.

“Shohim,, nuk është letër zyrtare dhe është përgjigje zyrtare është një letër në cilësinë të cilat nuk janë anë shumë zyrtare por ajo që mund të them është se jemi të intersuar të përmbyllim ëktë proces, jemi të interauar për të  bër ëmarrëveshje për të themeluar institucionet dhe mos të vazhdohet akoma kjo agoni e institucioneve.

Për këtë do të mundohemi të punojmë maksimalisht dhe kërkoj që edhe Vetëvendsoje si partner i mundshëm të jap kontributin e saj.

Unë gjithmonë shkruhem me Kurtin dhe komunikojmë lidhur me mbajtjen e takimeve, por s’mudn të diskutojëm se si mund të komunikojnë”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat