Së shpejti, fermerët në Kosovë do të kenë mundësi që të sigurojnë produktet e tyre bujqësore, tek kompanitë e sigurimit në Kosovë, përcjell Bota sot.
Për këtë është diskutuar sot nga drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, gjatë takimit me përfaqësuesit e IFC-së.
Njoftimi i plotë në Facebook:
Sot, me përfaqësuesit e IFC-së kemi diskutuar implementimin e mëtutjeshëm të Projektit të Sistemit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovë për vitin 2020, ku së shpejti fermerët do të kenë mundësinë që të sigurojnë produktet e tyre bujqësore tek kompanitë e sigurimit në Kosovë.