Arbana Xharra: Tmerr, pus e nënpus!

Aktuale

Arbana Xharra: Tmerr, pus e nënpus!

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:49
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, ka kritikuar politikanët shqiptarë për jetë luksi, duke dështuar të krijojnë shtet funksional.

Ajo ka thënë se shtetet shqiptare, ia kanë dhënë të gjitha asetet “babës Erdogan”, përcjell Bota sot.

Xharra e ka quajtur “tmerr e pus” padinë e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Postimi i Xharrës në Facebook:

Pasi deshtuam të krijojme shtete funksionale përfunduam në fund të pusit. Ja pikërisht këtu, në këtë gjendje: me politikanë që jetojnë ne luks; me popull që të vetmen ëndërr ka emigrimin sa më larg; me oligarkë që kontrollojnë mediat; me lista ndërkombetare ku gjejmë emrat e qindra të rinjëve (bashkë me gra e fëmijë) që vdesin për Shtetin Terrorist Islamik. Ja pra ç’shtetesh kemi, të atilla që ia kanë dhënë gjitha asetet “babes” Erdogan dhe tash bëhen të pafytyrë të thonë se nuk na do Evropa, Amerika. Dhe kulmi i gjithë kësaj jete në bazën e pusit janë padi ndërmjet primatëve që i votojnë masat. Pus e nënpus. Tmerr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat