VV-ja shpreson për një koalicion me LDK-në, por burri i Albulena Haxhiut thotë se kjo parti...

Aktuale

VV-ja shpreson për një koalicion me LDK-në, por burri i Albulena Haxhiut thotë se kjo parti...

Nga: A.M. Më: 16 janar 2020 Në ora: 17:58
Alban Krasniqi

Alban Krasniqi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, në një postimi në Facebook, i ka kujtuar momentin kur LDK-ja pati votuar Hashim Thaçin për president.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka përmendur të bëmat e LDK-së përgjatë 20 viteve të fundit, si mbijetesën e PDK-së, zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit, votimin e demarkacionit me Malin e zi e të tjera.   

Postimi i plotë:

A ju kujtohet si iknin si minjtë nga publiku kur donin ta votonin Thaçin dhe si zgërdhiheshin kur sapo e zgjodhën?!

Dhe si po sillen sot ndaj mundësisë për ndryshim?!

Për çfarë vlerash, parimesh e krenarie na flasin soji i këtyre që vetëm kanë marrë e përfitu pa i dhënë as të vetmën gjë vendit të tyre dhe qytetarëve?!

Në fakt i kanë dhënë shumë Kosovës.

Ja se çka i ka dhënë LDK Kosovës për 20 vite:

Mirëmbajtje të modelit PRONTO qeverisje

Kadrinë kryeparlamentar

Thaçin president

Mbijetesën e PDKsë

8200 hektarë minus

Marrëveshje nënshtruese me Serbinë

Terminale

Rehatime e tenderë familjarëve të tyre

Profil politikanësh të ish sistemit dhe të rinjë të katapultuar pa trohë kontributi qytetar

Ikje masive në Evropë

Lista vazhdon...

E çka fituan votuesit e saj:

Para secilave zgjedhje syretin e Rugovës, listën e vrasjeve politike me akuza

Pas zgjedhjeve: Koalicion me ata që i akuzonin dhe hajni, varfëri, ikje

Ashtu siç e shohin me mendjen e tyre të sëmurë Agimi, Llumiri, Dulla, Isa, Luta e kuca e maca qytetarin dhe lëvizjen edhe më ulët e shohin dhe trajtojnë votuesin e LDK-së, i cili vazhdon të mashtrohet derisa ndryshimi vonohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat