Nuk është problem posti i Glauk Konjufcës, problemet janë më të thella, ja kush e publikoi këtë informacion

Aktuale

Nuk është problem posti i Glauk Konjufcës, problemet janë më të thella, ja kush e publikoi këtë informacion

Nga: N.Sh Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:19
Glauk Konjufca

Njohësi i zhvillimeve politike, dhe profesori universitar Vigan Qorrolli, thotë se duhet të bëhemi gati për zgjedhje të reja.

Ai thotë se, posti i kryeparlamentarit që e mbanë Glauk Konjufca nuk është problemi, pasi kjo është sipas tij, vetëm pauzë artificiale.

Qorolli pohon se edhe po mos të bëhej Glauku kryeparlamentar nuk do të bëhej përsëri koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, pasi konsideron se problemet janë shumë të thella e më të mëdha që shkojnë përtej ndarjes së resurseve të veçanta.

Profesori universitar thotë se do të ishte e udhës që liderët Kurti e Mustafa të flasin me transparencë, llogaridhënie dhe jo hatërmbajtje.

Postimi i plotë:

I dashur sovran:

Behu gati drejt kutive!

Glauku nuk eshte problemi, dmth., çeshtja e kryetarit te kuvendit eshte nje kauze artificiale. Edhe sikur te mos ishte zgjedhur ai ne krye te tempullit te demokracise kushtetuese kosovare, serish koalicioni mes LVV dhe LDK nuk do behej.

Problemet jane te thella, shume me te medha dhe shkojne pertej ndarjes se resoreve te veçanta.

Duke e pare komunikimin shkresor midis dy partive per shkaqet e mospajtimeve te tyre, do ishte e udhes qe dy lideret respektiv, Kurti & Mustafa, te flasin me transparence, llogaridhenie dhe jo hatermbetje — per shkaqet kryesore te mosmarreveshjeve midis ketyre dy partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat