Propozohet qeveri teknike për zgjidhjen e ngërçit politik

Aktuale

Propozohet qeveri teknike për zgjidhjen e ngërçit politik

Nga: A.SH Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Profesori Fadil Maloku, duke parë zhvillimet e fundit ka përmendur qeverinë teknike si plan B, për daljen nga ngërçi që ka kapluar Kosovën.

Ai përmes një statusi ka shkruar se, qeveria teknike është me qëllim që t’i ikim kolapsimit të kësaj cope shtetësie që e kemi arritur për gjitha këto vite, pra, edhe me qëllim që mos të shkojmë në zgjedhje të reja, e të mos i zhgënjejmë miqtë tanë.

Postimi i plotë në Facebook:

Qeveria teknike është zgjidhja për ngërçin aktual politik në Kosovë?
Ndryshimi i apostrofuar dhe i premtuar parazgjedhor, përmes te cilit këto dy subjekte edhe i morën votat e shumicës relevante te qytetareve te Kosovës, në rast se s’do mund të materializohet përmes koalicionit të proklamuar VV&LDK-, e me qëllim që t’i ikim kolapsimit të edhe kësaj cope shtetësie që e kemi arritur për gjitha këto vite, pra, edhe me qëllim që mos të shkojmë në zgjedhje të reja, e të mos i zhgënjejmë miqtë tanë.
Mendoj që do ishte mirë që këto dy subjekte fitimtare që e kanë fitu legjitimitetin prijatar të publikut (anipse pa legalitet social) ta marrin përsipër që të merren vesh, për një zgjidhje alternative, apo si thuhet për një PLAN B:
Ku do të angazhoheshin për krijimin një QEVERIE TEKNIKE:
E cila midis tjerash, për imperativ do të duhej ta kishte:

1.Pjesëmarrjen e gjitha subjekteve të certifikuara nga ana e KQZ-s, e në veçanti partitë hisedarë që e kaluan pragun zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2019.
2.Tri majat e pushtetit të bëhen në proporcion me fuqinë politike te dëshmuar ne zgjedhjet e vitit 2019 (VV,LDK,PDK,AAK...)
3.Kjo qeveri teknike, do kishte për OBLIGIM:
3.1.Të mbledhë ajkën mendimit dhe gjykimit të shoqërisë: akademike, intelektuale, mediatike, biznisore, civile, etj. në mënyrë që ti hyhet NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE (sepse, po shihet qartë, që Kushtetuta aktuale, është bë një “këmishë” e ngushtë për t’i qu përpara disa procese, që atëbotë demiurget e saj ahtisarian nuk i kishin parapa disa zhvillime
3.2.Të filloj ekspertiza e Sistemit Zgjedhor, në mënyrë që të fillohet me ndryshimin e gjitha atyre neneve dhe normave ligjore , qe nuk i rezistuan kohës. Pra, të aplikohet një sistem dinamik zgjedhor, qe është identik me atë amerikan, sidomos në zgjedhjen e Presidentit me vota qytetare
3.3.Të shqyrtoj çdo kërkese eventuale: politike apo civile publike që do vij nga cilado shtresë sociale apo komunitet politik e social i shoqërisë.
3.4.Të insistoj në një Reforme të thellë në Administratën Publike(Sllovenia psh. me gjeografi dhe demografi i ka 33.000 burokratë shtetërore, ndërkaq, Kosova me shtatë herë me e pazhvilluar se ajo i ka diku 98.000!?)
3.5.Të iniciojë vetëm një debat publik për të mundur më pastaj të krijohen kondita për një Reformë serioze e imediate në Arsim e Shëndetësi (në mënyrë që pas zgjedhjeve të reja, Qeveria e dalë të filloj t’i zbatoj taksativisht secilën pikë një nga një)
3.6.Të përgatite konditat e një Platforme gjithëpërfshirëse, pra një “Kontratë” historike me Serbinë
3.7.Ka edhe tjera...duhet identifikuar e gjurmuar ekipet qeveritare te kësaj qeverie teknike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat