A mund të kemi një Qeveri pa Vetëvendosjen? Ja numrat

Aktuale

A mund të kemi një Qeveri pa Vetëvendosjen? Ja numrat

Më: 16 janar 2020 Në ora: 19:38
VV

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje pas më shumë se 100 ditëve, gjasat më të mëdha kanë që të mos arrijnë marrëveshje. Madje kanë arritur në atë pikë që ka mbetur cila do ta shpall e para dështimin. Një zhvillim i tillë mund të prodhojë zgjedhje, por ndoshta edhe qeveri pa Vetëvendosjen.

LVV dhe LDK bashkë me minoritetet tjera arrinin të kishin 77 vota në Kuvend.

Por si do të dukej një qeveri pa Vetëvendosjen?

Nëse Lidhja Demokratike e Koosvës e merr mandatin për formimin e qeverisë, pasi të ketë dështuar VV, atëherë këto do të ishin opsionet e saja.

LDK bashkë me AAK-në, Nismen dhe Minoritetet do të kishin 67 vota në Kuvendin e Kosovës.

Nëse LDK dhe PDK do të formonin bashkë një qeveri dhe vetëm minoritetet, atëherë do të kishin 72 vota në Kuvend.

Por, nëse LDK dhe PDK do të formonin qeveri bashkë edhe me AAK-në Nismen dhe minoritetet, do të kishin 91 vota. Pa Nismen, vetëm me AAK-në brenda do të kishin 85 vota.

E atë që shpesh po e permendim se mund të ndodhë, një PAN 2, nëse do të realizohej, do të kishin 63 vota bashkë me minoritetet.

Nga këto kombinime kemi përjashtuar LVV-në pasi ajo ka shprehur në mënyrë kategorike mundesitë e bashkëpunimit me të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat