Haziri flet për zgjedhjet në Serbi, i gëzohet bashkimit të shqiptarëve

Aktuale

Haziri flet për zgjedhjet në Serbi, i gëzohet bashkimit të shqiptarëve

Më: 16 janar 2020 Në ora: 20:03
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka komentuar bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët janë dakorduar që të lënë anash dallimet dhe të bashkohen brenda një liste të vetme zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në Serbi.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po i gëzohet këtij fakti, ndërsa shton që të bashkohet populli për një përfaqësim politik e kombëtar sa më të mirë.

“U gëzova që u bashkua faktori politik në Kosovën Lindore. Le ta bashkojnë popullin për një përfaqësim politik e kombëtar sa më të mirë! LH”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat