Hoti: VV po na shtynë të bëjmë pazare, sjellja e tyre nuk jep shpresë për bashkëpunim

Aktuale

Hoti: VV po na shtynë të bëjmë pazare, sjellja e tyre nuk jep shpresë për bashkëpunim

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:24
Avdullah Hoti

Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se Vetëvendosje nuk është e interesuar që të arrijë marrëveshje me LDK-në.

Sipas tij një logjikë e shëndoshë nuk ka si ta kuptoj ndryshe përveç mungesë e dëshirës për arritje të marrëveshjes.

“Unë jam i bindur se ata nuk janë duke e vlerësuar partneritetin me LDK. Me datë 26 nuk ka pasur marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Edhe ne kemi përgjegjësi në ndërtimin e institucioneve. Meqenëse nuk kemi dal të parët në zgjedhje ne nuk mund t’i ndërtojmë institucionet. Ne kemi mund pas 26 dhjetorit të i mbyllim rrugët për bashkëpunim por ne nuk e bëmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se mënyra se si janë sjellë deri tash Vetëvendosje deri tash nuk lë shumë hapësirë për shpresë bashkëpunimi.

Hoti thotë se nuk janë ulur në një tavolinë për të bërë pazare.

Ai thotë se me Vetëvendosjen nuk u prishën për pozita, por se shton se është çështje e parimeve barazia në qeverisje.

“Kita janë duke na shtyrë hajde bëjmë Pazar. Ajo çka po bënë Vetëvendosje i bie që është pazar. Rritja e numrit të ministrive është e pakuptueshme. Ne jemi për ta ndarë përgjegjësinë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat